Në Drenas, me 17 nëntor, u mbajt takim mbi barazinë gjinore, i organizuar nga Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit (GIZ), Instituti Kosovar për Administrim Publik (IKAP), Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). Në këtë takim, morrën pjesë zyrëtar/e të Barazisë Gjinore, zyrëtar/e Ligjor/e, Drejtora/e dhe Shefa/e të departamenteve të Komunës së Drenasit dhe Skenderajit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ky takim u organizua si rrjedhojë e bashkëpunimit të RrGGK, GIZ, IKAP dhe ABGj në hartimin e planit trajnues/modulit të ri të IKAP-it lidhur me barazinë gjinore për shërbyes civil. Andaj gjatë këtij takimi u shpërndanë edhe pyetësorët, si dhe u morrën mendimet gjatë diskutimit nga ana e të gjithë të pranishmëve për ndryshimet që duhet të bërë në modulin e ri. Ky takim u finacua nga Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit GmbH(GIZ).