Universiteti Amerikan organizoi shkollën verore 2015

 Këtë verë Universiteti Amerikan në Kosovë organizoi për herë të gjashtë progamin për ndërtimin e paqes, post – konfliktit, transformimit dhe zhvillimit. Programi u mbajt në kampusin e Universitetit Amerikan nga 28 qershori deri me 31 korrik. Pjesëmarrësit përfshirë studentë universitarë, pasuniversitarë, si dhe profesionistë nga fusha të ndryshime, ishin nga vende të ndryshme të botës, ata patën mundësi të merren me aktivitete, të marrin pjesë në seminare e ligjerata të ndryshme dhe të vizitojnë vende historike.
   Pjesëmarrësit poashtu patën rast të dëgjojnë një ligjeratë nga aktivistja për të drejtat e grave dhe njëherit edhe drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) Igballe Rogova. Ajo foli mbi temën se si ka filluar lëvizja e grave në Kosovë gjatë viteve ’90, të arriturat e kësaj lëvizjeje deri më sot dhe sfidat me të cilat përballet kjo lëvizje.
   Ky program ofroi mundësi të jashtëzakonshme për studentë nga e gjithë bota përfshirë Kosova dhe Serbia dhe vendet e tjera nga rajoni, për të debatuar me ekspert akademkë dhe veteranë të konfliktit të fundit në Kosovë,  për mësimet e nxjerra nga ky konflikt dhe përpjekejt për të ndërtuar një shtet të ri.