Vazhdojnë takimet për rihartimin e kurrikulës për barazi gjinore

 Në vazhdën e takimeve me zyrtarët komunal për të marrë sugjerimet për rihartimin e kurrikulës së re mbi barazi gjinore të Institutit Kosovar për Administratë Publike (IKAP), u mbajt edhe takimi i rradhës. Ky takim u mbajt me 26 janar me zyrtarët e Komunës së Prishtinës, në të morën pjesë zyrtarë të profileve të ndryshme Drejtoria Komunale e Gjeodezisë, e Infrastrukturës, Zyra për Komunitete dhe Kthim, Inspektoriati, përfaqësues nga IKAP-i, si dhe nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGj) përfshirë edhe:  Zyrtaren për Barazi Gjinore, përfaqësues nga Zyra e Perokurimit, zyra për Komunitete dhe Kthim, Drejtoria e Arsimit, Drejtorja e Ekonomisë, Drejtoria e Financa dhe Pronës, Drejtoria e Inspeksionit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Administratës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe nga Bibliotekat, Tetarietj. 
   Zyrtarët shprehën dëshirën që kurrikula e re të ketë trajnime shtesë për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor, shembuj praktik të integrimit të përspektivës gjinore në prokurim, tenderim, në infrastrukturë etj.
     RrGGK deri tani ka mbajtur takime edhe me zyrtarët komunal nga vende të ndryshme, në nivelin qendror dhe lokal, përfshirë Gjakovën, Drenasin, Skënderajn, Deçanin, Pejën, Mamushën, Rahovecin dhe së fundmi Prishtinën. 
     Poashtu, në të ardhmen do të mbahet edhe një takim këshillues me zyrtarët në Veriun e Kosovës. Pas grumbullimit të të gjithave sugjerimeve, në shkurt të këtij viti, do të filloj hartimi i kësaj kurrikule. 
    Takimi në Prishtinë u organizua në bashkëpunim me ABGJ-në,  IKAP-in, RrGGK-në dhe u financua nga Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbeit (GIZ).