20 organizata nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor mbajnë takimin planifikues

Koalicioni rajonal kundër diskriminimit gjinor ndaj grave në punë mbajti takimin strategjik online nga data 13 deri me 17 korrik. 20 partnerë nga gjashtë vende në Ballkanin Perëndimor u takuan për të diskutuar lidhur me sukseset, sfidat dhe strategjitë për të adresuar diskriminimin në vendin e punës. 

Ky takim ishte planifikuar të mbahej në Maqedoninë e Veriut, mirëpo për shkak të pandemisë u mbajt online. Të gjithë partnerët u organizuan, u ndanë nëpër grupe punese ku planifikuan hapat e mëtutjeshëm të nismave të tyre lidhur me diskriminimin gjinor ndaj grave të vend të punës.  

“Ideja e një takimi kaq të gjatë online me duke je pamundur, por në realitet funksioni shumë mirë. Ne madje patëm rast të ndahemi edhe në grupe punese ashtu siç patëm planifikuar,” tha një pjesëmarrëse.  

Koalicioni rajonal përfshinë: Rrjetin e Grave të Kosovës- Kosovë, Reactor – Research in Action nga Maqedonia Veriore, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) nga Shqipëria, Helsinki Citizens’ Assembly Banja Luka nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për të drejtat e gruas nga Mali i Zi Kvinna till Kvinna Foundation nga Suedia përmes zyrës së saj në Serbi, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas, Tiranë, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Shoqëria e Viktologjisë e Serbisë, A11 – Nisma për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale, ROZA  shoqata e grave për të drejtat e punës dhe Sindikata e Mediave “Crne Gore” 

Ky projekt mbështet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).