Organizatat partnere të Kvinna till Kvinna reflektojnë për rezultatet dhe arritjet e tyre

 Kvinna till Kvinna (KtK) mblodhi rreth 33 pjesëmarrëse të organizatave të saj partnere në Budvë, Mal të Zi për një takim dy ditor 07-10 tetor, ku po merr pjesë edhe RrGGK.
    Qëllimi i këtij takimi është që organizatat partnere të reflektojnë së bashku rreth arritjeve dhe rezultateve në punën e tyre si aktiviste. Gjatë ditës së parë, AnnaSundén dhe Yllka Soba moderuan punëtoritë me diskuktime dhe punë në grupe rreth rezultateve pozitive që organizatat partnere kanë pasur gjatë viteve të fundit.
     Në pjesën e dytë të ditës, u reflektua mbi vlerësimin e programit – Kosovë dhe Shqipëri. Jim Newkirk, vlerësues i jashtëm për KtK, hapi diskutime të shumta rreth mënyrës së raportimit të organizatave në këto vende. Ai sugjeroi se duhet të bëhen ndryshime në mënyrën e raportimit të KtK dhe organizatave partnere.
     “Duhet të bëhet një ndërlidhje më e mirë ndërmjet aktiviteteve dhe rezultateve dhe kjo të reflektohet në raportimin e punës së këtyre organizatave. “ – shtoi ai.
Pjesëmarrësit ishin të mendimit që falë qasjes së duhur të KtK ndaj organizatave partnere, sidomos mbështejtes së vazhdueshme në procedurat byrokratike të zbatimit të projekteve, organizatat partnere kanë arritur të jenë në një niviel të suksesshëm të zhvilimit të tyre.
     “Për ne nuk është shumë e rëndësishme se si është formati i raportit, apo çfarë statistika dhe numra ka ky raport, por që donatori ta njohë energjinë e ndryshimeve që i kemi sjellë me këtë iniciativë. Statistikat dhe numrat nuk e masin angazhimin dhe mundin tonë për këto iniciativa,” thaSnezhana Karadzic nga Women Committee for the Protection of Human Rights (Komiteteti i Grave për Mbrojtjen e të Drejtave itë Njeriut).
    Në ditën e dytë, pjesëmarrësit së bashku me KtK do të punojnë në krijimin e një strategjie të re rajonale të organizatës Kvinna till Kvinna për Ballkanin Perëndimor 2015-2019.