RrGGK kërkon solidaritet, bashkëpunim dhe koordinim në vitin 2015

 Në kuadër të Strategjisë së re për vitin 2015-2018, RrGGK thekson tre mesazhe: solidaritetin, bashkëpunimin dhe kordinimin.
    Solidariteti është thelbësor për mbijetesën e lëvizjes së grave në Kosovë, si dhe për forcimin e bashkëpunimeve në mes të grave dhe burrave drejt arritjes së barazisë gjinore. 
Thashethemet dhe xhelozia janë si shpata që mund të prishin solidaritetin në mes njerëzve dhe të nënvlerësojnë interesat e tyre të përbashkëta drejt arritjes së barazisë gjinore. Prandaj, RrGGK edhe më tutje vazhdon të nxisë solidaritetin, veçanërisht në mes të organizatave anëtare të RrGGK dhe grave pjesëmarrëse në politikë, drejt bashkëpunimit në arritjen e qëllimeve të tyre të përbashkëta.
Bashkëpunimi është i rëndësishëm për partneritet me palët e tjera të interesit për të arrituar qëllimet e përbashkëta, sikurse koordinimi me akterët që është i rëndësishëm për zvoglimin e mundësisë së përsëritjes së aktiviteteve të njëjta, si dhe në përmirësimin e efikasitetit në punën tonë.
    Prandaj RrGGK ka rritur përpjekjet në terren, duke u takuar me akterë të ndryshëm që kanë interesa të ngjashme. Takimet me palë të ndryshme të interest, të cilët e kanë fushëveprimin e njëjtë me RrGGK marrin shumë kohë dhe shpesh paraqesin sfidë, duke pasur parasysh aktivitetet tjera të shumta të RrGGK dhe burimet njerëzore të limituara të saj. Megjithatë, ne konsiderojmë që takimet koordinuese janë shumë të rëndësishme për të kuptuar se çfarë po ndodh në çdo sektor dhe për tu siguruar që ne po rrisim ndikimin dhe po ulim përsëritjen a aktiviteteve të njëjta me aktërët tjerë që kanë fushëveprim të njëjtë me ne. Nga përvojat e mëhershme kemi ardhur në përfundim se mungesa e koordinimit në Kosovë mund të nënvlerësoj përpjekjet tona dhe të kontribuojë në frustrimin e zyrtarëve publikë me të cilët ne bashkëpunojmë.
    Në vitin 2015, RrGGK planifikon të marrë rolin udhëheqës në organizimin e takimeve koordinuese që lidhen me përkrahjen e pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje. Kjo përfshin të gjitha përpjekjet që targetojnë gratë që marrin pjesë në politikë, në nivel local dhe qendror. RrGGK synon të përmirësojë koordinimin dhe bashkëpunimin në mes të Lobit për Barazi Gjinore, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helvetas / Swiss Development Cooperation, National Democratic Institute (NDI), Ekipin e Kombeve të Bashkuara (KB) në Kosovë, Grupin e Grave Deputete, Grupet Jo-formale të Grave, zyrëtarët për barazi gjinore, organizatat e shoqërisë civile të udhëhequra nga gratë dhe avokuesit e tjerë gjinor në të gjitha nivelet.
    RrGGK poashtu do të vazhdoj të marrë pjesë në grupet koordinuese lidhur me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor dhe të drejtat e Trashëgimisë, respektivisht, të organizuara aktualisht nga GIZ, si dhe në Grupi kordinues për siguri dhe çështje gjinore të udhëhequr nga UN Women dhe Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale Gjatë Luftës, të udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës.