Gjatë takimit të rregullt të RrGGK-së në Gjakovë, Mirlinda Kusari-Purrini, Drejtoreshë Ekzekutive e SHE-ERA, informon anëtaret e RrGGK për mundësi të reja nga Qeveria e Kosovës drejtë fuqizimit ekonomik të grave.

Anëtaret e RrGGK Mbajnë Takim në Gjakovë

Rreth 60 persona morrën pjesë në Takimin e Rregullt të RrGGK-së më 8 Prill 2013 në Gjakovë. Pjesëmarrësit përfshinin organizatat anëtare të RrGGK, anëtare të bordit dhe persona të tjerë të interesuar.

Besa Shehu, Menaxhere e Financave dhe Administratës në RrGGK, hapi takimin, duke shpallur emrat e tetë organizatave të shpërblyera me grante përmes Fondit të Grave të Kosovës (FGK). Ajo poashtu inkurajoi organizatat që nuk kanë përfituar grante që të aplikojnë prapë. Raundi tjetër so të hapet më 15 Maj 2013.
“OJQ-të do të marrin ndihmë dhe mbështetje nga stafi i RrGGK me qëllim që të përmirësojnë aplikacionet e tyre,” tha ajo. RrGGK vazhdon të organizojë mundësi për ndërtimin e kapaciteteve për anëtaret e saj, në mënyrë që ato të mund të përfitojnë jo vetëm nga Fondi i Grave të Kosovës, por edhe nga fonde të tjera.

Zana Rudi, Koordinatore e Projektit për Anëtaret e RrGGK, prezantoi Raportin e Monitorimit të Kodit të Mirësjelljes të RrGGK dhe Planin e Ngritjes së Kapaciteteve për Anëtaret për vitin 2013. Raporti rezultoi nga intervistat me 82 nga 100 organizatat anëtare të RrGGK-së. Raporti prezanton pikat e forta të anëtareve dhe fushat ku anëtaret kanë nevojë për ngritjen e kapaciteteve. Bazuar në gjetjet, RrGGK planifikon të organizojë 12 trajnime gjatë vitit 2013; dy janë mbajtur deri më tash. Pasi që buxheti i RrGGK është i limituar, stafi dhe mbështetësit e RrGGK-së kanë dhuruar vullnetarisht kohën e tyre për të ofruar trajnime për anëtaret. RrGGK poashtu po përgatitë një raport individual për secilën anëtare, duke vënë në pah pikat e tyre të forta dhe fushat ku ato do të mund të zhvillonin më tutje kapacitetet e tyre.

Pastaj, Mirlinda Kusari-Purrini, Drejtoreshë Ekzekutive e organizatës anëtare të RrGGK-së SHE-ERA, informoi pjesëmarrësit për “Platformën Kombëtare të Grave Ndërmarrëse në Republikën e Kosovës”.
“Draft platforma është e mbështetur nga Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës, e cila është e gatshme që ta shtyejë atë përpara dhe grupi i grave parlamentare në Parlamentin e Kosovës,” tha ajo. “Një organizatë jo formale do të avokojë për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe mbështetjen e grave ndërmarrëse.”

Ajo poashtu informoi pjesëmarrësit për planet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe Programin për Zhvillim Rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Këto janë dy mënyra se si anëtaret e RrGGK-së mund të përfitojnë fonde drejt fuqizimit ekonomik të grave.

Emine Berisha, hulumtuese e RrGGK dhe Alter Habitus, ofroi informata për hulumtin e përbashkët të dy organizatave “Ku janë Paratë për të Drejtat e Grave: një Rast Studimi për Kosovë”, mbështetur nga Association for Women’s Rights in Development (AWID). Kjo iniciativë hulumtimi do të ndihmojë në identifikimin e trendeve të fondeve që lidhen me mbështetjen e organizatave të grave dhe të drejtave të grave gjatë dekadës së fundit në Kosovë. Eminja është duke intervistuar anëtaret e RrGGK-së dhe të gjitha informatat e ofruara nga anëtaret do të mbesin konfidenciale.

Anëtaret e RrGGK-së pastaj ndanë informatat në vazhdim:

o Dardana Mehmeti nga OJQ Artpolis ofroi informatën për një festival që do të mbahet më 27-30 Maj në Teatrin Oda, ku gratë artiste
do të prezantojnë punën e tyre. Festivali do të fokusohet në aspektet sociale të jetës, veçanërisht të drejtat e grave dhe vajzave dhe                në sfidat me të cilat ato përballen në Kosovë dhe në regjion.

o Veprore Shehu nga OJQ Medica Kosova tha se 20 gra dhe gjashtë anëtare të stafit do të vizitojnë Stambollin me mbështetje nga
Ambasada Turke.

Në fund, Nertila Qarri, Koordinatore për Marrëdhënie me Publikun në RrGGK, theksoi se anëtaret e RrGGK-së mund të dërgojnë informata për aktivitetet e tyre në info@womensnetwork.org për përfshirje në buletinin mujor të RrGGK-së Zëri i Grave Kosovare.

Takimi i ardhshëm i anëtareve të RrGGK-së do të mbahet më 3 Qershor 2013.