Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) më 14 qershor u është drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me projektligjin aktual të punës.
Rrjeti i Grave të Kosovës konsideron se projektligji aktual i punës përveq që përjashton çdo mënyrë të rregullimit të pushimit të lehonisë, pushimit atësor dhe pushimit prindëror, ai nuk specifikon diskriminimin në kontekstin e punësimit. Ky projektligj në formatin e tij aktual le të pambrojtura gratë në tregun e punës dhe ka mungesë të theksuar të perspektivës gjinore mes grave dhe burrave, sidomos në kontekstin e punësimit.
Përmes kësaj letre RrGK u ka bërë thirrje deputetëve që të mos lejojnë kalimin e këtij projektligji në parlament.
Lexoni KËTU letrën e plotë së bashku me rekomandimet e RrGK-së.