Dje, Ministria e Shëndetësisë, UNICEF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në bashkëpunim me Aksionin për Nënat dhe Fëmijët nisën një përpjekje të përbashkët për të angazhuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në transformimin e roleve tradicionale gjinore në Kosovë.
Që në moshë të re, vajzat dhe djemtë mësohen për t’u veshur dhe për të vepruar në një mënyrë që u caktohet. Gjinia e tyre përcakton se si shoqëria i trajton ata, ku mund të shkojnë dhe mundësitë që do kenë në jetë. Hulumtimet kanë treguar që fëmija fillon t’i mësojë këto role nga një moshë shumë e re, mbase sapo të lindin.
Kjo iniciativë e re nga Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF, në bashkëpunim me RrGK-në kërkon të angazhojë punonjësit e kujdesit shëndetësor që të kryejnë vizita në shtëpi para lindjes dhe pas lindjes, duke biseduar me familjet rreth roleve gjinore dhe se si ata mund të krijojnë një jetë më të lumtur, më të shëndetëshme dhe me më shumë mundësi për fëmijët e tyre. Si pjesë e projektit te UNICEF-it për vizitat në shtëpi, praktikuesit e shëndetit do të përfshijnë strategji më pozitive të prindërimit, socializimin gjinor dhe rolin e rëndësishëm të babait gjatë vizitave në shtëpitë e tyre.
“Ne mendojmë se përmes vizitave në shtëpi ju mund ta transformoni kulturën drejt barazisë gjinore në Kosovë”, tha Zëvendës Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë z.James Mugaju. “Ju jeni kampionët e kësaj iniciative”, u tha ai profesionistëve të kujdesit shëndetësor që morën pjesë në punëtori. “Ky program është i suksesshëm falë jush dhe angazhimit tuaj” , tha Magaju.
Në emër të RrGK -së, Ilirjana Banjska është njëra ndër trajnerët që do të punojë me punonjësit e kujdesit shëndetësor për t’i mbështetur ata për të kuptuar më mirë rolet gjinore, stereoptipet, marrëdhëniet e pushtetit dhe si këto mund të kontribuojnë në dhunën në bazë gjinore.
Drejtoresha Ekzekutive e RrGK – së Igballe Rogova ndau përvojat nga vitet 1990 ku si pjesë e Shoqatës Motrat Qiriazi, aktivistët panë që metoda më e mirë për ti arritur njerëzit ishte afrimi derë më derë. “Ju falënderoj për punën tuaj, e cila do të çojë në barazi gjinore në Kosovë,” tha ajo. Ju keni kontakte me njerëzit dhe mund t’i ndryshoni njerëzit!”
“Situata në Kosovë po ndryshon ngadalë,” tha Rogova. “Burrat janë shprehur që duan të jenë me fëmijët e tyre, por ndonjëherë njerëzit përreth tyre thonë se nuk munden. Ajo kujtoi hulumtimin nga RrGK, i cili ndër të tjera tregon se afërsisht 64% e burrave që duan të kalojnë më shumë kohë me fëmiijët e tyre dhe të kujdesen për ta. “Dhe ne i mbështesim ata!”, tha Rogova.
Vetëm kur burrat kanë më shumë të drejta të kalojnë kohën me fëmijët e tyre, gratë do të kenë më shumë të drejta për të jenë pjesë e hapësirave publike. Prandaj, RrGK gjithashtu po punon me partnerët e saj për të bërë thirrje për ndryshime në Ligjin e Punës, për të mundësuar që gratë dhe burrat të kalojnë kohë me familjet e tyre.
Si pjesë e projektit për vizita nëpër shtëpi të UNICEF – it dhe përgjegjësisë gjinore, RrGK do të vazhdojë të bashkëpunojë me UNICEF-in. Rogova falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in për përfshirjen e RrGK-së në këtë proces dhe për bashkëpunimin e tyre në avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.
Kjo iniciativë përputhet me Strategjinë e Sektorit të Shëndetit në Kosovë 2017 – 2021, e cila kërkon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve, duke përmirësuar qasje në këto shërbime për grupet e cënueshme.