Prishtina i bashkohet botës në protestën kundër ngrohjes globale

Prishtina u bë pjesë e protestave që u mbajtën anë e mbanë botës më 20 shtator, për të kërkuar veprime për luftimin e ngrohjes globale.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u është bashkuar aktivistëve vendas e ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë në këtë marsh, i cili fillloi nga sheshi “Skëndërbeu” për të vazhduar me parakalime deri para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Na ndihmoni që ta shpëtojmë tokën”, “Shtëpia jonë po digjet”,Nuk ka planet B” ishin disa nga sloganet që protestuesit mbanin në duar. Poashtu, aty u bënë thirrje që shëndeti publik të vendoset para përfitimit privat, si dhe që të mos vazhdohet me ndërtimin e hidrocentraleve e të anulohet projekti “Kosova e Re”.

 

Kjo valë e protestave është pjesë e grevës së frymëzuar nga aktivistja suedeze e ambientit, 16-vjeçarja Greta Thunberg.

Marshet e 20 shtatorit 2019 shënuan protestat më të mëdha kundër ngrohjes globale në gjithë historinë.