Pas mbylljes së fushatës globale të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore nën temën e këtij viti “Ngjyrose boten në portokalli: Gjenerata e barazisë ngritet kundër dhunes seksuale! (Orange the World: Generation Equality Stands against Rape!)” Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGj) i bën thirrje qeverisë së ardhshme të përcaktojë rolet dhe përgjegjësitë dhe të krijojë shërbimet e specializuara për adresimin e dhunës seksuale. GSBGj vazhdon të angazhohen në përbashkimin e përpjekjeve për mbrojtjen dhe mbështetjen e të mbijetuar(a)ve të dhunës seksuale.
Si krim që ndodh ne nivel global dhe si krim dukshëm më pak i raportuar, dhuna seksuale duhet të adresohet në një mënyrë të tillë pa rrezikuar ata/ato që kërkojnë ndihmë. Kështu, duhet të zhvillohen Procedurat Standarde të Veprimit, si çështje urgjente. Duhen të përcaktohën rolet dhe përgjegjësitë e secilit institucion të përfshirë në ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës seksuale, dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe të ndëshkohen siç përcaktohet ne kornizen ligjore.
Ekzaminimet e bëra nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës tregojnë se shumica e viktimave të dhunës seksuale janë të mitur, me mbi 60% e viktimave nën moshen16 vjeç. Këto shifra të fundit të dhunës seksuale ndaj të mitur(a)ve janë thellësisht tronditëse dhe gjithashtu zbulojne se viktimat edhe pse te guximshem nuk gjejn pergjigjen duhur per shkak te mungeses se sherbimeve te specializuara per rastet e dhunes seksuale – jetike për të tejkaluar traumën.
Të vetëdishëm për stigmatizimin dhe frikën me të cilën përballen të mbijetuarit, GSBGj zotohet të bashkojë përpjekjet për promovimin e të drejtave të të mbijetu(a)rve të dhunës seksuale dhe u bën thirrje institucioneve kompetente për të mbrojtur ato të drejta duke siguruar trajnime të specializuara për të gjitha palët e interesuara të përfshira për të ofruar mbështetje, të cilën të mbijetuari(a)t kanë të drejtë ligjore dhe për të krijuar strehimore për të mbijetuarit e dhunës seksuale të financuara nga qeveria.
Sigurimi i shërbimeve adekuate dhe rehabilituese nuk është vetëm e drejta e një të mbijetuari(e) të dhunës seksuale, por edhe parakusht për t’u ndjerë i sigurt dhe i fuqizuar, për t’i dhënë fund mosndëshkimit për kryerësit dhe rritjen e rasteve te raportuara. GSBGj bën thirrje për të punuar se bashku me akter të ndryshëm, institucione arsimore, komunitete, media, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë të tjerë institucional për përpjekjet ne parandalimin e dhunës seksuale.
Ne dënojmë fuqishëm çdo akt dhune ndaj grave dhe vajzave, si dhe forcojmë dhe bashkojmë zërat dhe përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj vuajtje të patolerueshme për shoqërinë.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGj) është një grup shumë-palësh, që kryesohet nga UN Women. Institucionet e mëposhtme janë anëtare të GSBGj dhe mbështesin këtë deklaratë publike:
Organizatat ndërkombëtare: UNKT agencies including the UN Development Coordinator, UN Women, UNFPA, UNHCR, UN Habitat, IOM, si dhe the UN Mission in Kosovo, European Union in Kosovo/ EUSR, OSCE, Ambasada e Suedise, Ambasada e Finlandes, Ambasada e Norvegjise
Institucionet e Kosovës: Agjencia për barazi gjinore, Policia e Kosoves
Organizatat e grave dhe OJQ-të: Rrjeti i Grave të Kosovës, Kvinna till Kvinna, Kosova – Women 4 Women, NGO Zensko pravo(Women’s rights), KIPRED, Jahjaga Foundation, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut – Kosovë.