Në kuadër të nismës “Indeksi i barazisë gjinore në vetëqeverisjen lokale në Mitrovicë të Veriut”, organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Udruženje Poslovnih Žena (WBA) mbajti takime me zyrtarë për Barazi Gjinore, zyrtarë për Kthim dhe Komunitete, Shefen e Planifikimit Urban dhe zyrtarë të mekanizmit koordinues.
Sado qe indeksi i barazisë gjinore është një koncept relativisht i ri në Kosovë, megjithatë rëndësia e tij u njoh nga pjesëmarrësit, të cilët përmes një diskutimi interaktiv kuptuan më shumë rreth koncepteve bazë, dallimeve ndërmjet gjinisë dhe seksit, rolit të grave dhe burrave në shoqëri si dhe sterotipeve që tradicionalisht kanë mbizotëruar.
WBA gjithashtu mbajti trajnime të udhëhequr nga ekspertja, Radmilla Kapetanoviq dhe Olivera Milošević, drejtorja ekzekutive e WBA-sëm me tetë zyrtarë të qeverisjes lokale dhe gjashtë zyrtarë të mekanizmit koordinues mbi konceptin dhe zbatimin si dhe mënyrën e plotësimit të pyetësorëve, përpilimit të statistikave, në çdo gjashtë muaj.
“Ndryshimet vinë ngadalë, ndryshimet do të vinë kur të gjithë ta kuptojnë që barazia është e drejtë që i takon secilës grua dhe vajzë. Buxhetimi gjinor nuk është vetëm për gratë por është për të dy gjinitë”, u shpreh ligjëruesja Radmila Kapetanovic.
Trajnimi u mbajt në Graçanicë ku ish-Ministrja e Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq dhe Zëvendës Kryetari i Komunës së Graçanicës ishin gjithashtu të pranishëm.
“Nuk kemi shumë gra në pozita vendimmarrëse, gratë nuk duhet të konkurrojnë për pozita, por të përkrahin njëra-tjetrën, të tregojnë solidaritet. Gratë duhet të kontribuojnë për pozitat e tyre”, u shpreh ish-ministrja Adrijana Hoxhiq (Hodžić).
Pjesëmarrësit gjatë trajnimit mësuan se si të gjithë në fushën e tyre mund të kontribuojnë në monitorimin dhe përmirësimin e Indeksit të Barazisë Gjinore. Mbi të gjitha, ata mësuan se çfarë do të thotë barazia gjinore në praktikë dhe në jetën e përditshme.
Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.
Përveç Udruženje Poslovnih Žena (WBA), përfitues nga raundi i 13-të i FGK-së janë edhe 17 organizata anëtare të tjera. Listën e plotë mund ta lexoni KËTU.