RrGGK organizoi“organizoi punëtorinë e titulluar “Bërja e Hulumtimit: Metodat Sasiore dhe Cilësore.” me 9 qershor.

Anëtaret e RrGGK Mësojnë Metoda të Hulumtimit

 Me 9 qershor, RrGGK organizoi punëtorinë e titulluar “Bërja e Hulumtimit: Metodat Sasiore dhe Cilësore.”

     Nicole Farnsworth, Menaxhere e Programeve në RrGGK, e cila mban titullin MA në Hulumtime të Sociologjisë, ofroi informacione lidhur me dallimin në mes të metodave sasiore dhe cilësore të hulumtimit; se si të përzgjedhet mostra e popullsisë së anketës; mostra e ndryshueshme në hulumtimin cilësorë; si të bëhen pyetje të mira; teknikat e intervistimit; dhe etikën e hulumtimit.
     Pastaj, 21 anëtaret pjesëmarrëse diskutuan shembuj specifik të iniciativave të ardhshme të hulumtimit të anëtareve të RrGGK-së. Shqiponjat e Dardanes nga Graçanica dhe Femrat Aktive të Gjakovës nga Gjakova, kanë marrë grante përmes Fondit të Gravë të Kosovës (FGK) dhe në iniciativat e tyre përfshijnë bërjen e hulumtimit. Iniciativat e tyre ofruan shembuj konkret të dallimit në mes të bërjes së hulumtimit sasiorë dhe cilësorë.
     Shqiponjat e Dardanes do të bëjë hulumtimin sasiorë lidhur me pozitën e grave brenda komunës. Femrat Aktive të Gjakovës do të bëjë hulumtimin cilësorë lidhur me “Implementimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje”.
“Edhe pse kam marrë pjesë në punëtori të ngjashme më herët, kjo ishte një përditësim shumë i mirë i informatave dhe na ndihmoi që të freskojmë kujtesën tonë,” tha Valbona Rizvanolli nga Femrat Aktive të Gjakovës. “Kjo punëtori poashtu është shumë e nevojshme, sepse do të ndihmojë OJQ-në tonë të kryej hulumtimin i cili po realizohet me përkrahje të Fondit të Grave të Kosovës.”    
     Materialet e përdorura në këtë punëtori mund t’i gjeni online