Drita Vukshinaj nga Shoqata e Femrave me Aftësi të Kufizuara “Femra për Femra” në Prizren prezanton revistën “Gruaja në Fokus” e publikuar në bashkëpunim me Zyrtaren për Barazi Gjinore dhe organizatat tjera të udhëhequra nga gratë në Prizren.

Anëtaret e RrGGK Takohen për Mbledhjen e Rregullt

Rreth 60 anëtare, anëtarë të stafit dhe mbeshtetës morën pjesë në takimin e rregullt të RrGGK të mbajtur më 7 Qershor në Prishtinë.

Fillimisht anëtaret e RrGGK dëgjuan përfundimet dhe rekomandimet e Studimit Gjinor në Kosovë, i cili ekzaminoi implementimin e Ligjit mbi Barazinë Gjinore dhe Programit të Kosovës për Barazi Gjinorederi më sot. I ndërmarr nga dy ekspertë të pavarur në Nëntor – Dhjetor 2012, studimi ishte financuar nga Swedish International Development Agency (Sida) për të shpalosur strategjinë e saj të ardhshme në Kosovë dhe regjion.

Duke përcjellë prezantimin, anëtaret e RrGGK kishin mundësi të komentojnë të gjeturat dhe të diskutojnë me përfaqësuesit e Sida-s Maria Melbing dhe Visare Gashi-Gorani, sfidat me të cilat përballen organizatat e udhëhequra nga gratë. Anëtaret e RrGGK ngritën shqetësime lidhur me çasjen e tyre në fonde dhe tendencat e fundit të donatorëve që të japin fonde përmes qeverisë. Anëtaret e RrGGK diskutuan se si kjo mund të ndikojë në pavarësinë e tyre dhe aftësinë për t’i mbajtur të përgjegjshëm zyrtarët qeveritarë.
Zn. Maria Melbing shprehu angazhimin e Sida-s për të vazhduar mbështetjen e saj për shoqërinë civile dhe për të mbështetur barazinë gjinore në Kosovë. Megjithatë, ajo tha që Sida vazhdon të diskutojë mekanizmin përmes të cilit një mbështetje e tillë do të ofrohet si pjesë e procesit të planifikimit strategjik të saj.
Më pas, Igballe Rogova, Drejtoreshë Ekzekutive e RrGGK, njoftoi anëtaret për Dëgjimin Publik që do të mbahet më 12 Qershor lidhur me amandamentimin e projektligjit për statusin dhe të drejttat e martirëve, invalidëve, veteranëve, anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre. Anëtaret e RrGGK-së u inkurajuan që të marrin pjesë në këtë sesion ku aktivistet shpresojnë të amandamentojnë ligjin për të përfshirë gratë që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës.
Naxhije Buçinca, themeluese e Fondacionit për Edukimin e Vajzave “Çifti Buçinca”, shpjegoi këtë Fondacion të ri, që synon të mbështesë edukimin e vajzave. Ata mblodhën 24,000 € gjatë një Mbrëmje Gala, shumë kjo që do të shkojë për arsimim të vajzave. Kjo përfshinte edhe donacionin në shumë prej 1,000 € të RrGGK.
Zana Hoxha-Krasniqi, Drejtoreshë Ekzekutive e Artpolis njohtoi lidhur me Festivalin e tyre të Parë për të Drejtat e Njeriut “Femmes Fatales” ku gratë artiste nga regjioni shfaqën punën e tyre.
Belgjyzare Muharremi, nga Dera e Hapur, informoi anëtaret e RrGGK-së për panairin e produkteve të punëdores në Ditën e Prishtinës, më 11 Qershor.
Drita Vukshinaj nga Shoqata e Femrave me Aftësi të Kufizuara “Femrat për Femra”prezantoi revistën Gruaja në Fokus, e publikuar në bashkëpunim të ngushtë me Zyrtaren për Barazi Gjinore të Komunës së Prizrenit dhe OJQ-të tjera të udhëhequra nga gratë. Ajo poashtu njoftoi që Shoqata e Artizanëve do të organizojë një panair më 16 Qershor, në Ditën e Prizrenit.
Aktorja Anisa Ismajli prezantoi projektin e  Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Multimedias që po organizohet në shkolla të mesme nëpër Kosovë. Aktorët synojnë të ngrisin vetëdijësimin në mesin e të rinjëve përmes skeçeve të shkurtëra të lidhura më shëndetësine, barazinë gjinore dhe seksualitetin. Tre aktorë luajtën dy skeçe të shkurtëra lidhur me dhunën në lidhjet e adoleshentëve dhe mungesën e komunikimit në familje.
Emilija Dimoska, përfaqësuese e KtK në Maqedoni kërkoi mbështetjen e RrGGK-së në refuzimin e amandamentimin e propozuar të ligjit mbi abortimin në Maqedoni. Anëtaret e RrGGK u pajtuan që RrGGK duhet të reagojë dhe mbështesë zgjedhjen e lirë të grave në këtë çështje.