Duke qenë se çështja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, për shumëkë ende vazhdon të konsiderohet tabu, Qendra për Art dhe Komunitet “ArtPolis”, e cila njëherit është edhe anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) vazhdon që me aktivitetet e saj të avokojë kundër këtij fenomeni në vendin tonë. Kjo qendër ka prezantuar performancën “Stigma – kërko të drejtën tënde” në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, e cila me datë 6 dhjetor 2017 u shfaq në Teatrin Kombëtar. Të pranishëm qenë përfaqësues të institucioneve të vendit, përfaqësues nga shoqëria civile, studentë, nxënës, e të tjerë.
Artpolis këtë shfaqje e ka prezantuar edhe në gjashtë komuna të Kosovës, duke përfshirë Qendrën Korrektuese të Lipjanit, në Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, ndërsa përmbyllja u bë në Prishtinë.
Performanca në fjalë trajton një temë mjaft të ndjeshme, atë të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që sipas raporteve të ndryshme thuhet që janë rreth 20 mijë gra të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.
Nëpërmjet shfaqjes paraqitet jeta e dy familjeve, njëra që jeton në Kosovë ndërsa familja tjetër jeton në Angli. Mira, personazh në shfaqje e cila ishte e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, kishte emigruar në Angli pasi që burrin ja kishin vrarë në luftë. Ajo tani kishte krijuar një jetë të re në Angli, mirëpo ende nuk kishte gjetur forcë ti tregonte djalit të saj për tmerrin e përjetuar gjatë luftës. Pasi djali i saj njoftohet me një vajzë nga Kosova, Mira vjen në Kosovë, pas 18 vitesh ku edhe takohet me vajzën që djali i saj e kishte zgjedhur dhe me babain e saj. Babai i vajzës me të parë Mirën e njohu dhe e dinte historinë e saj, duke i kërkuar të largohen pa e bërë më të madhe. Personazhet qëndruan në role të tyre dhe bashkëbiseduan me publikun. Mira tregoi se ajo ishte e mbijetuar e dhunës gjatë luftës dhe djali i saj, i prekur nga ajo se çka kishte përjetuar nëna a tij, e përkrahu. Ashtu veproi edhe vajza, por këtë qëndrim nuk e kishte edhe babi i saj i cili shfaqej në një rol mjaft patrikal.
Shumë nga këto gra edhe 18 vite pas luftës jetojnë në kushte të mjerueshme. Ka gra që për shkak të dhunës që padrejtësisht është bërë ndaj tyre, familja i ka martuar për persona të sëmurë mendor dhe në këtë rast, duke i shkaktuar kështu edhe më shumë dhunë psikike.
Avokati i popullit Hilmi Jashari premtoi se këto gra do të kenë mbështetje të pakursyer nga ana e tij dhe kërkoi edhe nga institucionet tjera të vendit të kryejnë punën e tyre me sa më shumë përkushtim dhe të mbijetuarat ti gëzojnë të drejtat të cilat ju takojnë.
Mesazhi që përçoi kjo shfaqje ishte, përveç tjerash, ishte që ato janë heroina.
Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”, Projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis, në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit.
Gjithashtu, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, Artpolis bashkë me ‘komunitetin MIQT’ dhe përkrahjen e kompanisë vendore të gastronomisë Fërfër, organizoi një iniciativë qytetare dhe solidarizuese për t’i mbështetur gratë sipërmarrëse nga Krusha. Fillimisht, FërFër ndau një donacion me mjete të nevojshme të gastronomisë për ato gra të cilat mirren me biznes ushqimor, përderisa gjatë tërë ditës, me 9 dhjetor, u servua ushqim tradicional i gatuar nga këto gra dhe u arrit të grumbullohet një shumë modeste si kontribut për bizneset e vogla të grave të Krushës.