Avokati i Popullit së bashku me disa Organizata Joqeveritare (OJQ) kanë ndërmarrë iniciativë të përbashkët për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Kështu me 10 dhjetor, ata u mblodhën para Teatrit Kombëtar për të marshuar me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”.
“Për herë të parë po mblidhemi të gjitha organizatat në ombrellën e Avokatit të Popullit, që bashkarisht të ngremë zërin për të drejtat e njeriut. Ne nuk i kemi të drejtat dhe liritë e njeriut të zbatuara ashtu si thotë deklarata, por ne nuk do të ndalemi dhe kjo është e veçanta se ne kemi dal bashkarisht të ngremë zërin për të drejtat e të gjitha grupeve në Kosovë, për të drejtat e grave, komuniteteteve për të drejtat e LGBT-së dhe të gjitha të drejtat themelore të njeriut në Kosovë”, tha Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës në fjalimin e saj.
Ndrësa, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit tha se “Është e veçantë kjo ditë në Kosovë sepse të gjitha organizatat joqeveritare po marrin pjesë. […] Deklaratën e kanë nënshkruar 40 organizata deri më tani dhe që janë pajtuar që të ju adresohemi institucioneve publike”. Tutje ai lexoi edhe Deklaratën e Përbashkët.
Institucioni i Avokatit të Popullit bashkë me përfaqësues të OJQ-ve kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar se do të jenë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Përmes kësaj Deklarate, organizatorët kishin për qëllim të përçonin fuqishëm kërkesën për angazhim të shtuar gjithpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit efektiv për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë.

Fotograf: Atdhe Mulla