Deputetja e Parlamentit Britanik Alicia Kearns, të shtunën më 21 tetor, vizitoi zyrat e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK). Drejtorja ekzekutive e RrGK-së Igballe Rogova së bashku me përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave diskutuan me deputeten Kearns tema të ndryshme, duke u fokusuar veçanërisht në avancimin e kornizës politike “Gratë, Paqja dhe Siguria.”
Bashkë me deputeten Kearns gjatë vizitës në RrGK ishte edhe ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.
Në takimin morën pjesë Zana Hoxha nga Artpolis, Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRT), Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Vetone Veliu nga Asociacioni i Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut (MWAHR, Xhulieta Devolli nga Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase (RrOGRAEK) dhe aktivistja Jeta Krasniqi.
Ky takim i përbashkët thekson rëndësinë që ka partneriteti ndërkombëtar në promovimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.