Përfaqësuesit e shoqërisë civile, zyrtari lokal për barazi gjinore dhe policia në Komunën e Dragashit e dinin që kishin nevojë për një mekanizëm për raportimin e dhunës në familje. Dhuna në familje ekziston në komunën e tyre, por njerëzit hezitojnë ta denoncojnë atë.
Për shkak të pozitës së lartë e malore të Dragashit, largë prej mundësive për edukim të lartë, gratë atje kanë tendencë të kenë shkallë më të ulët të arsimimit. Kjo limiton lirinë e tyre ekonomike dhe atë sociale. Ato ndihen të “kontrolluara dhe menaxhuara” nga rregullat e pa shkruara shoqërore që mbizotrojnë atje, tha aktivistja e të drejtave të grave Gjejrane Lokaj nga Shoqata Iniciativa e Grave, një organizatë anëtare e RrGGK.Ajo dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile, zyrtari për barazi gjinore dhe policia vendosën t’i ngrisin këto çështje nën vëmendjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Ata gjetën mbështetje nga agjencitë e UN-it (KB-së), që pilotuan një projekt mbi dhunën në baza gjinore në Dragash. Koordinatorja Komunale kundër Dhunës në Familje e mbështetur nga UNDP-ja, organizoi mbledhje të rregullta në mes të organizatave të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, policisë, institucioneve gjyqësore, drejtorë të drejtorive të ndryshme komunale, institucioneve vendim-marrëse dhe akterë të tjerë që mirren me këtë çështje. Këto takime rezultuan me krijimin e Mekanizmit kundër Dhunës në Familjë, duke përfshirë akterët e lartëpërmendur. Mekanizmi ka përzgjedhur udhëheqësinë e vet dhe është në rrugë e sipër të krijimit të dokumenteve zyrtare të tij që do ta zyrtarizonin mekanizmin dhe do t’i mundësonin atij të punojë në baza ligjore.
Viktimat potenciale të dhunës në familje mund të kontaktojnë anëtarët e mekanizmit. “Emrat tanë janë publik dhe ne jemi afër qytetarëve, me qëllim që ta bëjmë më të lehtë raportimin e dhunës,’ tha Gjeranja, si njëra ndër themelueset e mekanizmit. “Njëra ndër motot tona është: nuk është turp të jeshë viktimë e dhunës; është turp të jesh kryesi i saj, kështu që ju lutemi denonconi dhunën.”
Në Nëntor-Dhjetor 2012, Mekanizmi zhvilloi një fushatë të ngritjes së vetëdijes kundër dhunës në familje, duke u fokusuar në nxënësit e klasëve të 6-ta e deri në shkollat e mesme, drejtorë të shkollave dhe grupe të grave. Qysh atëherë ata kanë vërejtur ndryshime në shoqërinë e tyre.
“Motivimi dhe dëshira për t’i dhënë fund dhunës ishte gjithëpërfshirëse,” tha Gjejranja. “Raportimi i rasteve të dhunës në familje është rritur, ashtu si edhe vetëdijësimi i viktimave potenciale dhe i njerëzve që punojnë me viktimat potenciale. Kjo temë nuk është më tabu. Njerëzit tani më nuk kanë paragjykime, dhe ata shpesh kanë ide konkrete se si ta parandalojnë atë.”
Anëtarët e Mekanizmit poashtu kanë avokuar suksesshëm për një dhomë komode intervistash në stacionin policorë të komunës, si dhe një dhomë me lodra për fëmijët kur ata të takohen me prindin që nuk e ka kujdestarinë prindërore.
Në të ardhmen, ata planifikojnë të adresojnë dhunën psikologjike në baza gjinore, veçanërsiht në vendin e punës; të avokojnë që më shumë gra t’i bashkohen shërbimit policorë në komunën e Dragashit (e vetmja police udhëton çdo ditë dhe në këtë mënyrë nuk është gjithmonë e pranishme për t’iu përgjigjur rasteve të dhunës); dhe të kontribuojnë në krijimin e databazës së policisë për regjistrimin e rasteve të dhunës në komunë.