Gjatë shtatorit, Fondacioni Kvinna till Kvinna, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe organizata të tjera për të drejtat e grave kanë lansuar raportin: Ku janë Paratë për të Drejtat e Grave? në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Ky raport ofron informata për trendet e financimit lidhur me barazinë gjinore dhe mbështetjen financiare të organizatave për të drejtat e grave (OSHCG) në Ballkanin Perëndimor (BP).
Hulumtimi është kryer në vitin 2019 në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, nga tetë organizata të grave, të udhëhequra nga RrGK e të mbështetura nga Fondacioni Kvinna till Kvinna. Ai përfshin intervista me 71 financues dhe 241 OSHCG të ndryshme.
OSHCG janë në vijë të parë për të adresuar pabarazitë gjinore që ekzistojnë në BP. Ato krijojnë ndryshimet, për më tepër ato janë avokueset, ofrueset e shërbimeve, studiueset dhe ekspertet që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në shoqëri, politikë, ligje, ekonomi dhe në nivelin individual në shtetet e tyre e më gjerë. Këto organizata mbesin të gatshme për të vazhduar adresimin e pabarazive gjinore në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Për këtë gjë, ato kanë nevojë për fonde. Ky raport shqyrton fondet e disponueshme për punën e tyre. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ishte të paraqesë tendencat e financimit të organizatave për të drejtat e grave në shtetet e BP, që nga viti 2014 deri në 2019, dhe për të kuptuar më mirë nevojat e financimit për organizatat për të drejtat e grave.
Disa prej gjetjeve kryesore përfshijnë:
- Shumica e OSHCG-ve (82%) kanë pasur periudha në të cilat nuk kishin burime të mjaftueshme dhe 35% nuk përmbushën buxhetet e tyre të planifikuara në 2018.
- 9% e OSHCG-ve të intervistuara kurrë nuk kanë marrë fonde (22); ato punuan në baza vullnetare.
- Nën-grante për OSHCG-të më të vogla, ndoshta mund të kontribuojë në plotësimin e nevojave të OSHCG-ve të ndryshme
- Adresimi i dhunës me bazë gjinore ka marrë më së shumti fonde (27%), por ajo dhe shumë fusha të tjera mbesin të financuara pamjaftueshëm.
- Që prej vitit 2014, 28% kanë humbur mbështetjen nga donatorë që i kishin përkrahur historikisht.
- Mungesat e fondeve kanë bërë që OSHCG-të të vonojnë pagesat, të kenë staf që punon
- pa pagesë, të ndërprenë programet dhe të mbyllin dyert e tyre.
- 31% kanë qenë në rrezik të mbyllin organizatat e tyre për shkak të mungesës së fondeve
- “Një koktej modalitetesh” që përfshin mbështetje thelbësore dhe grante për projekte
“Ne besojmë se Bashkimi Evropian në veçanti është i pozicionuar mirë që të avancojë barazinë gjinore në Ballkanin Perëndimor. Qeveritë në vendet tona janë zotuar për Agjendën e Politikave të Bashkimit Evropian, që përfshin edhe avancimin e barazisë gjinore”, tha Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit dhe Udhëheqëse e Hulumtimit në RrGK përderisa prezantoi gjetjet e raportit.
“Çfarë u tha është shumë e qartë dhe ne duhet të dëgjojmë me kujdes. Padyshim që fondet nuk janë kurrë të mjaftueshme,” tha z. Ola Andersson nga Ambasada e Suedisë në Beograd, gjatë lansimit në Serbi.
Angazhime për avancimin e barazisë gjinore janë bërë nga Bashkimi Evropian dhe Plani i Veprimit Gjinor në Agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë. Disa financues gjithashtu kanë ndërmarrë angazhime për avancimin e barazisë gjinore në punën e tyre dhe përmes strategjive dhe politikave të tyre.
Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova vlerësoi punën e OSCHG-ve të cilat edhe një herë bashkuan zërin e tyre për ta sjellë te publiku këtë raport të mrekullueshëm në trendet e financimit për OSHCG-të.
“Ne të gjithë i dimë ndryshimet që kanë ndodhur falë punës së organizatave për të drejtat e grave. Nuk po flas lidhur me dhjetë vitet e fundit. Por, po flasë për 30 vitet e fundit. Në rajon, kur ne të gjitha jemi bashkuar në vitet e ’90, edhe në kohën e okupimit. Aktivistet për të drejtat e grave kanë hasur shumë sfida. Nuk ka qenë fare e lehtë dhe ka pasur nevojë për shumë avokim për të arritur ndryshimet që i kemi sot”, tha Rogova.
Ky raport është shkruar nga RrGK në bashkëpunim të ngushtë me shtatë organizata për të drejtat e grave në rajon: Rrjeti i Fuqizimit të Gruas (Shqipëri), Qendra e Grave Autonome (Serbi), Qendra për të Drejtat e Gruas (Bosnje dhe Hercegovinë), Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Maqedoni e Veriut), Të drejta për të gjithë (Bosnje dhe Hercegovinë), Shoqata e Grave Peščanik (Serbi) dhe Qendra për të drejtat e grave (Mali i Zi), mbështetur nga Fondacioni Kvinna till Kvinna.
Ky raport përfshinë rekomandime për donatorët dhe OSHCG-të drejt adresimit të këtyre sfidave, të cilat janë diskutuar nga të gjithë akterët gjatë lansimeve.