Në mars 2004, RRGGK-ja së bashku me Lobin e Grave të Kosovës, iu bashkangjitën koalicionit për ligjin reformues zgjedhor, REFORMA-2004. Këtu përfshihej shkrimi i letrave për vendim marrësit kryesor lokal dhe ndërkombëtar, takime, fushatë mediash, konferenca për shtyp, debate televizive, fushata për edukim publik, si dhe protesta paqësore në 6 rajone për të përkrahur sistemin e ri zgjedhor të promovuar nga koalicioni i ligjit reformues zgjedhor në Kosovë.
Sistemi i rekomanduar kombinonte paraqitjen gjeografike përmes
rajoneve zgjedhore dhe balancimin e barazisë gjinore. Fushata gjerësisht mbulohej nga mediat elektronike dhe të shkruara. Edhe pse Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk ndryshoi ligjin për zgjedhjet e vjeshtës së vitit 2004, fushata kishte sukses në ngritjen e vetëdijes publike dhe kontriboi që këto çështje të ligjit reformues zgjedhor të dalin në diskutimet politike në Kosovë.