Me 16 shkurt në Tiranë, u organizua një konsultim i organizatave të shoqërisë civile të ballkanit për Studimin Global dhe zbatimin e Rezolutës për Siguri (SCR1325).

Gratë nga Rajoni kontribojnë për Studimin Global për zbatimin e rezolutës 1325

 Në gjithë botën janë duke u mbajtur konsultimet për të publikuar të gjeturat dhe rekomandimet e Studimit Global. Këto konsultime ofrojnë mundësinë për Radhika Coomaraswamy, udhëheqëse e studimit Global, të organizoj dialog për progresin dhe sfidat drejt zbatimit të rezolutës 1325 dhe agjenden e grave paqes dhe sigurisë. Diskutimi do të mbahet me shtetet anëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe akademikë, politikbërës, udhëheqës të lartë të OKB-së, dhe më e rëndësishmja është se do të marrin pjesë personat të cilat janë prekur drejtpërdrejt nga konflkti.
     Me mbështetjën e UNWOMEN, me 16 shkurt, në Tiranë, u organizua një konsultim i organizatave të shoqërisë civile të ballkanit për Studimin Global dhe zbatimin e Rezolutës për Siguri (SCR1325). Aktivistet për të drejtat e grave nga gjithë rajoni u mblodhën që të kontribojnë për këtë studim. Drejtorja Ekzekutive e RrGGK, dhe njëkohësisht anëtare e Grupit Këshillues të Nivelit të Lartë për Studimin Global lidhur me RKSOKB 1325, ishte pjesë e këtij takimi.
    Konsultimi rajonal është i zgjedhur në bazë të historisë rajonale të konfliktit gjatë viteve 1990 dhe eksperiencave të ndryshme lidhur me paqen dhe sigurinë e shteteve të ish-Jugosllavisë. Krijimi i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për për Ish-Jugosllavinë. (ICTY) dhe disa prej gjykimeve të tribunalit mund të konsiderohen si momente historike shumë të rëndësishme për përpjekjet drejt rimëkëmbjes dhe pajtimit pas luftës të viteve 1990. Konsultimi rajonal ofroi mundësi për të shqyrtuar së në çfarë mase vazhdojnë zhvillimet pozitive dhe sfidat në fushat siç janë, pjesëmarrja dhe përfaqësimi, mbrojtja e tyre nga dhuna seksuale dhe nga abuzimet e tjera të drejtave të njeriut, fuqizimi ekonomik dhe social, si dhe çasja e tyre në drejtësinë tranzicionale, dëmshpërbilmet dhe ndihma humanitare në rastet e nevojshme.  

  Ky konsultim parashtroi pyetjet në vijim:
 
                     Cilat fusha të agjendës për gratë paqen dhe sigurinë kanë qenë prioritet në nivel kombëtar dhe rajonal dhe a ka pasur progress?
                     Cilat janë pengesat kryesore, zbraztirat dhe shqetësimet aktuale të cilat mund të identifikohen në agjenden për gratë paqen dhe sigurinë në nivele kombëtare dhe rajonale?
                     Si kanë punar shtetet anwtare drejt përgjegjshmërisë për zbatimin e agjendës të grave paqes dhe sigurisë në nivel kombëtar?
                     A ka pasur rezultate konkrete dhe/ose ndikime të dukshme në rajon nga viti 2000 lidhur me agjenden e grave paqes dhe sigurisë?