Me datën 28 shkurt, Shoqata e Grave (UDZ Naš Dom) së bashku me Organizatën Jo-Qeveritare Qendra e Grave për Zhvillim Rural (QGZHR), mbajtën takimin motivues me qëllim të finalizimit të Planit të Veprimit dhe të shkëmbimit të mendimeve mbi potencialet e grave sipërmarrëse.
Ky takimi u mbajt ne fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit, ku grate e këtij fshati u mboldhen për krijimin e mekanizmave dhe adoptimin e mjeteve për të mbështetur dhe krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e sipërmarrjes së grave në nivelin lokal
Vesna Stajic, Drejtore e UDZ Naš Dom, theksoi se avancimi i edukimit, fuqizimit ekonomik dhe pavarësimi i grave të pesë komunave të Kosovës Qendrore dhe Lindore si, Novobërdë, Graçanica, Ranilug, Kllokot dhe Partesh, është qëllimi kryesor i kësaj nisme.
Gjatë takimit të mbajtur me 28 shkurt, u morën disa rekomandime mbi nevojat e grave të këtyre fshatrave, ndër nevojat emergjete hyn transporti publik. Ato kërkuan të nisin lobimin për zgjidhjen e këtij problemi para Kuvendit Komunal dhe Departamentit të Shërbimeve Publike.
Ndër rekomandimet e tjera janë edhe këto si vijon:
- Avokimi për zbatimin e Ligjit nr. 05 L-020 për Barazi Gjinore (LBGJ) në të gjithë sektorët. si dhe dhënie e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat,
- Organizimi i programit për aftësimin e grave për të pasur biznes të pavarur,
- Kurse të gjuhës shqipe për gratë të komunitetit serb.
Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Përveç këtyre dy organizatave anëtare të RrGK-së, përfituese nga raundi i 13-të i FGK-së janë edhe 17 organizata anëtare të tjera. Listën e plotë mund ta lexoni KËTU.