Koordinimi i shumë organizatave, donatorëve, dhe agjencive qeveritare që punojnë për të drejtat e grave dhe të drejtat pronësore, është identifikuar si një nevojë madhore. Për të përmirësuar bashkëpunimin midis organizatave, ato duhet të jenë të informuara për agjendat e njëra-tjetrës. Grupi Koordinues për Çështjet Gjinore (GKÇGj) për Programin e të Drejtave Pronësore (PDP) është riaktivizuar këtë vit, duke u mbështetur në platformën që ka ekzistuar vitin e kaluar.
Anëtarët e GKÇGj-së janë individë që vijnë nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë shoqërinë civile, agjencitë qeveritare dhe ato të donatorëve, të cilat veprojnë në fusha që lidhen me të drejtat pronësore dhe të drejtat e grave. Anëtarët takohen çdo dy muaj për të diskutuar dhe planifikuar aktivitete të cilat lidhen me të drejtat pronësore të grave. Misioni i GKÇGj-së është zhvillimi i aktiviteteve të cilat do të ndihmonin në forcimin e legjislacionit dhe procedurave përpara gjykatave për të mbrojtur më mirë të drejtat pronësore të grave, për të ndryshuar qëndrimet kulturore dhe sjelljet lidhur me të drejtat pronësore të grave, si dhe për të promovuar mundësi për angazhim të tyre si aktere ekonomike.
Më 9 tetor të vitit 2015, GKÇGj-ja organizoi një punëtori për të mësuar më shumë lidhur me Fushatën për Komunikimin Strategjik dhe Konceptet për Ndryshimin e Botëkuptimeve në Shoqëri (FNSSh). FNSSh-të janë fushata të cilat përdorin të dhëna, si dhe ide kreative, për t’u fokusuar në ndryshimin pozitiv të normave shoqërore në mbështetje të ndryshimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të sjelljes brenda një popullate.
Punëtoria u udhëhoq nga Virginia Williams, këshilltare e komunikimit në Tetra Tec. Williams ka shpjeguar në hollësi aplikimin e koncepteve të FNSSh -së në fushatën “Për të Mirën Tonë”.
Williams poashtu ka ndarë praktikat më të mira lidhur me fushatën, duke dhënë shembuj që ishin përdorur më parë. Ajo Gjithashtu, theksoi se mjeti më i rëndësishëm në rastin e përdorimit të FNSSh -së është të dihet se si t’i përcillen në mënyrë sa më efikase konceptet e FNSSh -së një grupi të synuar. Në veçanti, Williams ka theksuar rëndësinë e përshtatjes së mesazhit gjatë fushatës, pasi që mënyra e çasjes ndrron varësisht nga grupi, varësisht a janë grupi ynë synues gra, burra apo fëmijë.
Pasi Williams e përfundoi prezantimin e saj, pjesëmarrësve i’u dha mundësia të diskutonin dhe shkënbenin ide e mendime që mesazhet drejtuar grupeve të synuara të jenë sa më adekuate.