Fushata, “Dil dhe Voto” u organizua në shtator dhe tetor të vitit 2004 me qëllim të inkurajimit më të madh për pjesëmarrje në votim në zgjedhjet e 23 tetorit. Fushata është financuar nga OJQ-ja kosovare Projekti për Avokim (KNAP), në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI). Qëllimi i fushatës ishte rritja e pjesëmarrësve në votime dhe përmirësimi i njohurisë së qytetarëve për rëndësinë e votimit në zgjedhjet e ardhshme. Për qëllime të Fushatës u përdorën mediat, pamfletet, posterët, lajmërimet dhe propaganda.
Roli i RRGGK ishte që aktivisht të përfshijë mediat lokale në mënyrë që fushata të ketë audiencë edhe më të madhe. Anëtarët e RRGGK-së i kanë ftuar liderët e komunitetit që të dalin në debate televizive, në lajme dhe në ngjarje të tjera mediale, në mënyrë që të inkurajojnë qytetarët
që të votojnë. Ne dëshirojmë tu shprehim falënderimin tonë mediave lokale që kanë krijuar hapsirë dhe ofruar mundësi që fushata të jetë e suksesshme.