Norma ngrit vetëdijen për shërbimet juridike falas për gratë dhe vajzat në Kosovë

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës, Shoqata e Juristëve Norma falë grantit të marrë nga Fondi i Grave të Kosovës përmes aktiviteteve të ndryshme ka realizuar qëllimet strategjike të parapara në projekt:

  • Analizën e shërbimeve të ndihmës juridike falas për gra dhe vajza që ofrohet nga organizatat jo-qeveritare profesionale në fushën juridike në Republikën e Kosovës.
  • Përmirësimi i qasjes në drejtësi dhe zbatueshmërisë së legjislacionit; dhe
  • Ngritjen e informimit dhe vetëdijesimit të grave për të drejtat me ligjet e Kosovës.

Përfitues të aktiviteteve të zbatuara nga Norma janë personat në nevojë të ndihmës juridike falas, specifikisht gratë dhe vajzat e cenuara, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qeveritare, OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare, të cilat u informuan me gjendjen aktuale të realizimit të drejtës së trashëgimisë së grave, si dhe gratë dhe vajzat nga komunitetet e ndryshme që u informuan me të drejtat pronësore dhe trashëgimore si dhe kornizën ligjore me të cilën garantohen të drejta të barabarta për të gjithë.

Nga tryezat, takimet dhe punëtoritë kanë përfituar gjithsej 264 persona.

Aktiviteti i shoqatës Norma është mbajtur falë grantit të përfituar në raundin e 18-të i Fondit të Grave të Kosovës të RrGK-së për mbështetje organizative, financuar nga Fondacioni Sigrid Rausing.