Organizata Follow Up analizon kurrikulën dhe format edukuese mbi pëlqimin seksual në shkolla të mesme

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Follow Up ka përmbyllur nismën “Analizë e kurrikulës shkollore dhe e formave edukuese mbi pëlqimin seksual në shkolla të mesme,” falë grantit të dhënë nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) të RrGK-së.

Përgjatë nismës gjashtë mujore, organizata ka arritur të nxjerrë të dhëna për një temë rrallë të trajtuar, siç është analizimi i teksteve shkollore të lëndës edukatë qytetare të shkollës së mesme, duke i shikuar nga prizmi i edukimit seksual dhe i lejes seksuale.

Përfaqësuesit e organizatës konsiderojnë së gjatë nismës mësimdhënësit/et të cilët kanë qenë subjekt i intervistimit dhe observimit, kanë arritur të reflektojnë më shumë për rëndësinë e trajtimit të temave të edukimit seksual, lejes seksuale dhe ndjeshmërisë gjinore gjatë mësimdhënies.

Ata gjithashtu kanë pasur mundësinë që të shprehin mendimet, qëndrimet dhe shqetësimet e tyre në lidhje me sfidat gjatë trajtimit të temave të tilla, shqetësime këto të cilat do të përcillen tek akterët relevantë. 

Gjithashtu, Follow Up si përfituese e këtij projekti ka ngritur kapacitetet e saj gjatë duke nxjerrë të dhëna konkrete për një temë e cila do të shërbejë për zhvillimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të saj.   

Organizata Follow Up e realizoi këtë aktivitet si përfituese e raundit ë 18-të të Fondit të Grave të Kosovës, përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i iniciativës për të drejtat e grave”, financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).