Peja dhe Prizreni mirëpritën ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”

Ekspozita ”Dhuna nuk fshehet mrena mureve” paraqet një labirint simbolik i cili për tre muaj, po shpalos disa prej rrëfimeve të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, përjetime këto të mbledhura nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK). Në Pejë dhe Prizren, ekspozita u  organizua në bashkëpunim me Qendrat për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve.

Qytetarët e Pejës dhe Prizrenit në muajin tetor patën mundësinë ta vizitojnë ekspozitën e cila synon të rrisë vetëdijësimin qytetar për format e ndryshme të dhunës në familje dhe t’u sigurojë qytetarëve informacione për të raportuar rastet e dhunës në familje si dhe ku mund të gjejnë mbështetje institucionale.

Ekspozita nga muaji qershor u shfaq edhe në gjashtë qytete tjera: Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, e në muajt në vazhdim do të udhëtojë edhe në Viti, Drenas dhe Malishevë.

Rreth 282 ishte numri total i qytetarëve që panë nga afër muret e ekspozitës që bartnin me vete historitë e 68% kosovarëve që kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre.

Së fundi RrGK-ja ka lansuar edhe linjën telefonike përmes së cilës ofron ndihmë dhe konsulta ligjore për viktimat e dhunës në familje, të cilat konsiderojnë se nuk kanë pranuar trajtim të duhur institucional.

“Ka kalu ajo kohë”, “S’ka dhunë në familje”, “Mos harroni se edhe burrat përjetojnë dhunë”, ishin disa komente të qytetarëve që vizituan ekspozitën.

Ekspozita përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women (#EVAW) dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).

Broshurën e ekspozitës mund ta gjeni KËTU.

LEXO EDHE:

“Dhuna nuk fshehet mrena mureve” shfaqet edhe për qytetarët e  Prizrenit. 

“Dhuna nuk fshehet mrena mureve” nxit raportimin e dhunës në familje.