A jeni viktimë e dhunës në baza gjinore ose a njihni dikë që është? Klikoni këtu për të mësuar si ta raportoni dhe të qaseni në shërbimet mbështetëse.

Problemi
Dhuna në baza gjinore (DHBGJ) nënkupton çdo formë dhune të ushtruar në bazë të gjinisë. Në Kosovë, pavarësisht një kuadri ligjor relativisht gjithëpërfshirës dhe koordinimit të përmirësuar ndërmjet organizatave të grave dhe institucioneve, dhuna në baza gjinore mbetet e përhapur për shkak të normave të rrënjosura patriarkale dhe zbatimit të dobët të ligjit. Puna e RrGK-së zbulon se viktimat hezitojnë të raportojnë për shkak të mungesës së besimit, ndërsa disa zyrtarë ende e shohin dhunën në familje si çështje private. Koordinimi institucional ndërmjet policisë, prokurorisë dhe shërbimeve sociale mbetet i pamjaftueshëm. Dhuna dhe ngacmimi seksual raportohen pak dhe mbi 80% e viktimave të përdhunimit janë vajza të mitura. Nuk ka Qendër të Krizës së Përdhunimeve, ndërsa stigmatizimi, tabutë dhe fajësimi i viktimës mbeten mjaft të përhapura.

Strategjia e RrGK-së
Përmirësimi i cilësisë dhe zbatimit të kornizës ligjore për dhunën në baza gjinore, përfshirë përgjigjet institucionale në ndihmë të viktimave të dhunës, i realizuar përmes:
- Përmirësimit të llogaridhënies institucionale në trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore;
- Rritjes së kuptimit të zbatimit të ligjit për DHBGJ dhe të përhapjes së dhunës në familje;
- Rritjes së ndërgjegjësimit publik mbi ligjet për DHBGJ dhe të drejtat e individit;
- Forcimit të angazhimit të shoqërisë civile në zbatimin e kornizës ligjore për DHBGJ;
- Përmirësimit të shërbimeve të strehimoreve, veçanërisht mbështetjes për rehabilitim dhe riintegrim;
- Rekomandimit të përmirësimeve në ligjet dhe politikat që lidhen me DHBGJ.

Aktivitetet kryesore
- Vazhdimi i ofrimit të ndihmës juridike falas dhe përcjelljes së të mbijetuarve të DHBGJ-së, informimi për të drejtat e tyre dhe përfaqësimi para institucioneve. Vazhdimi i fushatave të ndërgjegjësimit për dhunën në familje, për të nxitur raportimin dhe mbështetjen e të mbijetuarave/ve;
- Mbështetja e organizatave anëtare në avokimin për zbatim efektiv të ligjit për DHBGJ, përfshirë financimin e qëndrueshëm, shërbime më të mira dhe koordinim institucional;
- Vazhdimi i monitorimit dhe analizimit të rasteve gjyqësore për DHBGJ dhe takimet e rregullta me institucionet për të paraqitur gjetjet;
- Mbajtja e takimeve të rregullta avokuese me institucionet;
- Kryerja e hulumtimit të kostove të shërbimeve për DHBGJ dhe avokimi në bazë të rezultateve.
- Angazhimi i strehimoreve për të forcuar avokimin dhe llogaridhënien institucionale, duke përfshirë Mekanizmat e Koordinimit (MK);
- Vazhdimi i trajnimit dhe mbështetjes së MK-ve komunale dhe ndihma në krijimin e tyre aty ku nevojitet.
Arritjet tona (2019–2024)
- Ofruam mbështetje ligjore falas për 22 të mbijetuar në vitin 2024, duke arritur gjithsej 117 të mbijetuar të DHBGJ-së që nga viti 2021;
- Deri më sot janë monitoruar 294 raste gjyqësore të lidhura me DHBGJ, përfshirë 117 në vitin 2024, duke përmirësuar llogaridhënien institucionale.
- Kontribuuam në miratimin e 5 ligjeve dhe politikave me dispozita të ndjeshme gjinore, pas dorëzimit të komenteve të detajuara për 12 dokumente ligjore në vitin 2024;
- Avokuam me sukses për një rritje prej 67% në buxhetin e vitit 2025 për strehimoret, që shënon rritje 184% që nga viti 2019; po ashtu u sigurua rritje prej €128,776 (31%) për Zyrën për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave dhe 10 pozita të reja për personel;
- Përmirësuam përgjigjen institucionale përmes trajnimit të qindra zyrtarëve për Protokollin Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale dhe zhvillimit të kurrikulave zyrtare për punëtorët socialë me kërkesë të Qeverisë. Protokolli Shtetëror për Dhunën Seksuale u miratua në vitin 2022 me mbështetje të gjerë nga RrGK.
- Rritëm vetëdijen publike përmes ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, duke arritur 5,580 persona në 10 komuna dhe duke inkurajuar të mbijetuarit të raportojnë dhunën.
- Publikuam 10 deklarata publike që dënojnë DHBGJ-në dhe mbajtëm 13 takime avokuese me zyrtarë në vitin 2024, gjithsej 160 që nga fillimi i iniciativës.
- Një postim ndërgjegjësues publik që kërkon t’i jepet fund dhunës ndaj të miturve arriti 11,006 persona;
- Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës tashmë gëzojnë njohje juridike dhe mbështetje financiare nga qeveria;
- I gjithë stafi i strehimoreve u trajnua për parandalimin e djegies profesionale (burnout) dhe përmirësimin e shërbimeve;