Grante të Vogla, Ndryshime të Mëdha 2013

Download File

Që nga pranvera e vitit 2012, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka dhënë 34 grante, apo në total 66,209 €, për organizatat anëtare të saj nëpërmjet Fondit të Grave të Kosovës. Nga këto nisma kanë përfituar drejtpërdrejtë 1,883 gra të ndryshme duke përfshirë gra me aftësi të kufizuara fizike, nga zona rurale, me prejardhje etnike të ndryshme (p.sh. turke, gorane, serbe, rome, ashkalike, egjiptase, dhe shqiptare) si dhe të reja dhe pensioniste. Edhe më shumë njerëz brenda komuniteteve kanë përfituar në mënyrë të tërthortë. Këto grante të vogla (deri në €3,000) kanë bërë ndryshime të mëdha brenda periudhave të shkurtëra kohore. Kjo broshurë tregon rrëfimet e tyre.