Punëtori për planifikimin e strategjisë një vjeçare të Grupit Këshilldhënës dhe Koordinues për të Drejtat e Komunitetit LGBT

 Me 15 dhe 16 janar, Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Planifikimit të Strategjisë një vjeçare për të drejtat e komunitetit LGBT organizoi punëtori, ku morrën pjesë përfaqësues të Grupit Këshilldhënës dhe Koordinues në Nivel Nacional në Republikën e Kosovës për të Drejtat e Komunitetit LGBT. 
Ky grup përbëhet nga përfaqësues të të gjitha ministrive dhe të shoqërisë civile, përfshirë dhe RrGGK. 
    RrGGK ka avokuar për një kohë të gjatë që ky grup të krijohet, dhe që nga krijimi është pjesë e këtij grupi, me ç’rast RrGGK ka dhënë kontribut të vazhdueshëm me qëllim të përmirësimit të gjendjes së pjesëtarëve të komunitetit LGBT.
Pjesë e këtij kontributi janë edhe informatat që RrGGK i ka dhënë gjatë draftimit të dy ligjeve mjaft të rëndësishme: Ligji Anti-Diskriminim dhe Ligji për Barazi Gjinore.
     Punëtoria dy-ditore pati për qëllim që anëtarët të informojnë grupin për aktivitetet që do të ndërrmiren këtë vit, e që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes, parandalimin dhe luftimin e diksriminimit të komunitetit LGBT në Kosovë.
   Aktivitetet që RrGGK planifikon të realizoj gjatë këtij viti kanë për qëllim ngritjen e vetëdijës tek qytetarët për të drejtat e komunitetit LGBT, por njëkohësisht edhe fuqizimin e komunitetit LGBT. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë takimeve të rregullta me anëtaret  e RrGGK do të shfaqen filma që trajtojnë çështjet e komunitetit LGBT dhe pastaj do të inicohet debat me anëtaret e RrGGK mbi këtë temë.
Në këtë mënyrë RrGGK do të kontribuoj në ngritjen e vetëdijes së organizatave anëtareve të saj mbi të drejtat e komunitetit LGBT.
      Ndër aktivitetet tjera që do t’i ndërmarrë RrGGK përfshihet edhe ngritja e vetëdijes së të rinjëve gjatë takimeve të rregullta me të rinjtë në kuadër të FemACT.
      Përveq këtyre, RrGGK do të jetë pjesë përbërëse e aktiviteteve tjera që do të ndërmiren nga anëtarët e Grupit Këshilldhënës dhe Koordinues në Nivel Nacional në Republikën e Kosovës për të Drejtat e Komunitetit LGBT.