RrGK mbajti mbledhjen e parë me anëtaret për vitin 2020

Me një minutë heshtje në nderim të “Bilbilit të Kosovës” Nexhmije Pagarushës (1933-2020), ka filluar mbledhja e parë e anëtareve të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) pëkëtë vit. 

Rreth 50 pjesëmarrëse morën pjesë në takimin e mbajtur më 10 shkurt 2020 në Prishtinë, duke përfshirë organizatat anëtare të RrGK-së, Lobin për Barazi Gjinore (Lobi), institucionet kosovare si dhe mbështetës të misionit dhe punës së RrGK-së ndër vite. 

Diskutimi u hap nga Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova, e cila ka thënë se ky vit ka filluar mbarë, pasi kjo qeveri ka me shumë gra ministre në krahasim me qeveritë e kaluara.  

“Përmes një kumtese për media kemi kërkuar që së paku në emërimin e zëvendës ministrave të zbatohet Ligji për Barazi Gjinore (LBGj) dhe ndarja e ulëseve të jetë 50/50. E panë të gjithë që gratë munden. […]. Suksesi ishte treguar edhe gjatë fushatës “Voto për më shumë gra në parlament”, ku ne në terren kemi parë se njerëzit me shumë entuziazëm dëshironin të votonin për gratë”, tha ajo.  

Rogova ka thënë se fuqizimi i vajzave dhe grave në proceset vendimmarrëse është rezultat i punës së përbashkët dhe solidaritet ndërmjet anëtareve. 

Ajo tutje ka njoftuar të pranishmet se Kryetare e Bordit të RrGK-së është zgjedhur edhe për një mandat, Ariana Qosaj-Mustafa.  

Pastaj fjalën e mori Belgjyzare Muharremi, Drejtore Ekzekutive e organizatës “Dera e Hapur”, e cila është zgjedhur anëtare nderi e bordit të RrGK-së 

“Është kënaqësi me e pa RrGK-në në këtë format, ky është një sukses i madh i RrGK-së. Nëse shohim rrugëtimin e RrGK-së si organizatë, RrGK gjithmonë e ka gjetur mënyrën e drejtë për të punuar drejt fuqizimit të grave. Andaj edhe Rrjeti është këtu ku është”, u shpreh Muharremi.  

Kurse, Merita Fehmiu, Menaxhere e Programeve në Korpusin e Paqes-Kosovë, ka shpalosur programin e tyre të vullnetarizmit, teksa të pranishmet patën rastin të shohin edhe broshura për aktivitetet e vullnetarëve amerikanë. 

Falënderoj shumë RrGK-në për këtë mundësi. Ideja është që vullnetarët të integrohen në Kosovë, ta shohin si jetohet këtu. Është një mundësi e mirë sepse vullnetarët mund të ju ndihmojnë që t’i ngrisni kapacitetet e brendshme të organizatës suaj. […]. Ne punojmë me komunitetin për komunitetin”, ka thënë ajo. 

Drejtorja Ekzekutive e Grupit Kosovar për Avokim (KAG) Mimoza Gavrani, u bashkua me zërat e shumë anëtareve të tjera për të kujtuar rëndësinë e bashkëpunimit me RrGK-në drejt arritjes së objektivave të tyre. 

“Jemi shumë të kënaqura që edhe ne ju kemi bashkëngjitur RrGK-së, si një grup i grave të fuqishme, që së bashku me i shty përpara interesat tona të përbashkëta. Unë vet nuk mund ta bëj këtë, kurse me qenë pjesë e RrGK-së e di që është një forcë e madhe”, ka shtuar ajo. 

Kurse, Nevenka Rikalo, Drejtore Ekzekutive e organizatës “Ruka Ruci” mori fjalën për të treguar ecurinë e nismë“Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikënismë kjo katër vjeçare që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë. 

Koordinimi për aktivitetet e 8 marsit nën ombrellën e “Marshojmë, S’festojmë”, puna e Fondit të Grave të Kosovës (FGK), zbatimi i Strategjisë së RrGK-së 2019-2022, si dhe nevoja për një linjë të përhershme për strehimoret e vendit ishin ndër temat që anëtaret e RrGK-së ndanë mendimet dhe përvojat e tyre.  

Poashtu gjatë takimit u bë e ditur se Lobi për Barazi Gjinore (Lobi) dhe Koalicioni për Barazi (KB) do të kenë takim të përbashkët në fund të muajit mars. 

Duke e vlerësuar këtë takim si shumë të veçantëRogova edhe njëherë për fund vuri theksin te rëndësia e solidaritetit mes grave.  

Për më tepër, nderimi për veprën e pavdekshme të Pagrushës nuk mbaroi me një minutë heshtje në fillim të takimit, por anëtaret e RrGK-së u pajtuan që në datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt, bashkërisht të vizitojnë varrin e saj. 

Ky takim u mbështet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe UN Women.