RrGK me rekomandime për Bankën Botërore: Si mund të mbështeten më shumë organizatat e grave

Më 7 tetor, Fondacioni Kvinna till Kvinna organizoi Forumin Ndërkomëtar për Shoqërinë Civile të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të diskutuar si mund të luftohen pabarazitë gjinore ekonomike në vendet post-konfliktuale.  

Forumi u udhëhoq nga Petra Totterman Anforff, Sekretare e Përgjithshme e Fondacionit Kvinna till Kvinna e cila prezantoi raportin e ri “Sfidimi i normave – Tregime nga nota për fuqizimin ekonomik të grave.” 

Nicole Farnsworth nga Rrejti i Grave të Kosovës (RrGK) kontribuoi shkurt me tre rekomandime për Bankën Botërore. Rekomandime këto të dala nga përvoja e RrGK-së dhe hulumtimet e organizatave të tjera të të drejtave të grave në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.  

Rekomandimet kryesore përfshijnë: 

  • Përfaqësuesit e Bankës Botërore duhet të konsultsohen më shumë me organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave (OShCG) për planifikimin dhe zbatimin e masave. 
  • Banka Botërore duhet me domosdo të konsiderojë  rishikimin e modaliteteve të saj të financimit për të mundësuar më mirë kontraktimin e OShCG -ve për të ofruar ekspertizë për Bankën Botërore; si dhe të caktojë grante afatgjata, fleksibile për mbështetjen e OShCG-ve dhe lëvizjeve, si partnerë strategjikë në nxitjen e ndryshimit. 
  • Banka Botërore duhet të mbështesë OShCG -të politikisht dhe financiarisht, si ekspertë, në shfrytëzimin e kuadrit shtesë të Shpenzimeve Publike dhe Llogaridhënies Financiare (PEFA) për vlerësimin e menaxhimit financiar publik të përgjegjshëm gjinor në vendet e tyre; duhet të mbështesë avokimin e OShCG-ve për qeveritë për të institucionalizuar buxhetimin e përgjegjshëm gjinor sipas kornizës gjinore të PEFA; dhe duhet të praktikojë atë që predikon duke siguruar që të gjitha programet që financon përdorin buxhetim të përgjegjshëm gjinor, veçanërisht mbështetjen buxhetore të Bankës Botërore për qeveritë. 

Panelistë të tjerë ishin; Sofija Vrbaski nga Fondacioni Kvinna till Kvinna, e cili foli për pabarazitë ekonomike gjatë pandemisë COVID-19 në Ballkanin Perëndimor dhe mbi atë se si koalicioni rajonal për adresimin e diskriminimit me bazë gjinore në punë ka avokuar për të adresuar këto pabarazi, Dr. Hana Brixi, Drejtore Globale për Gjininë në Bankën Botërore, e cila prezantoi se si Banka Botërore e sheh rolin e saj në mbështetjen e lëvizjes së grave dhe barazisë ekonomike në vendet post-konfliktuale, Xavier Devictor, Menaxher për Konfliktet e Ndjeshme dhe Dhunën në Bankën Botërore, i cili foli për mënyrën sesi punon Banka Botërore për tëzhvilluar dialog me organizatat e të drejtave të grave në vendet post-konfliktuale, si dhe Rula Asad, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Gazetareve në Siri, e cila foli për sfidat me të cilat ballafaqohen gazetaret në Siri dhe atë sei Rrjetet e Gazetareve  Siriane kanë luftuar strukturat patriarkale brenda mediave. 

Po ashtu, panelistët diskutuan se si COVID-19 ka thelluar pabarazitë gjinore ekzistuese, veçanërisht në vendet post-konfliktuale. Ata theksuan nevojën për një rimëkëmbje feministe. 

Pjesëmarrësit u bënë pyetje të rëndësishme panelistëve, të tilla si nëse Banka Botërore po ndërmerr vlerësime ex-ante dhe ex-post të ndikimit gjinor për të parë se si politikat e saj makroekonomike po ndikojnë në barazinë gjinore. 

RrGK është angazhuar në buxhetim të përgjegjshëm gjinor që nga viti 2011, dhe është pjesë e Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetit Gjinor (RrMBGj), përmes të cilit OSHC-të janë duke monitoruar dhe mbështetur përpjekjet e qeverive për të institucionalizuar buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi.  

RrGK së fundmi publikoi raportin “Pandemia nuk njeh gjini”? , i cili rekomandon hapa drejt një rimëkëmbje feministe pas COVID-19. Këtë raport dhe raporte të ngjashme të OSHC -ve , RrGK ndau edhe gjatë këtij forumi, të disponueshme në faqen e internetit të RrMBGj. RrGK ka monitoruar gjithashtu përparimin e qeverive të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e treguesit të Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm 5c1 mbi buxhetimin gjinor. 

Hulumtimi i RrGK-së dhe Kvinna till Kvinna dhe grupet e tjera të të drejtave të grave në rajon “Ku janë paratë për të drejtat e grave?”,  përfshin intervista me më shumë se 241 grupe të ndryshme të të drejtave të grave në Ballkanin Perëndimor. Ky hulumtim nxori në pah se OShCG-të luajnë rol vendimtar në nxitjen e ndryshimeve ligjore dhe politikave të bazuara në dëshmi, duke ofruar shërbime thelbësore që nuk ofrohen nga shtetet, si dhe duke nxitur vazhdimisht transformimin e normave gjinore sociale. Megjithatë, OshCG-të mbeten shumë pak të financuara dhe kanë nevojë për financim afatgjatë, fleksibël, e thelbësor drejt arritjes së strategjive të tyre afatgjata për transformimin e normave gjinore dhe arritjen e barazisë gjinore.