photo credit: Specialist Chambers

RrGK merr pjesë në punëtorinë e Dhomave të Specializuara në Hagë

Me 7 dhe 8 qershor, Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), mori pjesë në seminarin dy-ditor Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim organizuar në selinë e DhSK në Hagë.
DhSK mirëpritën 15 Organizata Joqeveritare (OJQ) nga Kosova dhe Serbia, si: Qendra për të Drejtën Humanitare (HLC) Kosovë; Qendra për të Drejtën Humanitare (HLC), Serbi; Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave (ECMI) Kosova; Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) nga Kosova dhe Serbia, Rrjeti i Grave të Kosovës; Komiteti i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (YUCOM); AKTIV; Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC); Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim (CDRP); INTEGRA; Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT); ForumZFD, Serbi; ForumZFD, Kosovë dhe Romët në Veprim (Roma in Action).
Qëllimi i këtij seminari ishte që pjesëmarrësve t’u ofrohej prezantime të ndryshme për punën e KSC-së dhe bashkë me partenerët e mundshëm të shkëmbenin pikëpamjet për veprimtaritë aktuale komunikuese dhe ndërgjegjësuese, si dhe sugjerimet e tyre për veprimtari të tilla në të ardhmen.
Sipas artikullit të publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Kryetarja Ekaterina Trendafilova ka deklaruar se “Ne do t’i shqyrtojmë me hollësi sugjerimet e tyre konkrete dhe të vlefshme lidhur me veprimtaritë komunikuese dhe ndërgjegjësuese në të ardhmen”.