RrGK ndan përvojën për RKSKB 1325 në Hagë

Me 11 tetor, në Hagë, Holandë, u mbajtë takimi vjetor i nënshkruesve të Planit Kombëtar të Veprimit 1325 (PKV 1325), “Zbatimi i agjendës për gratë paqen dhe sigurinë: përpjekja e pwrbashkwt lokale dhe ndërkombëtare” organizuar nga platforma për barazi gjinore Wo=Men, në të cilin mori pjesë edhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).

Nënshkruesit e PKV-së në Holandë mblidhen dy herë në vit për të reflektuar, shkëmbyer përvojat dhe për tu frymëzuar për angazhimet e tyre në zbatimin e Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSKB 1325) për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kësaj radhe ata organizuan një takim më të veçantë duke ftuar partnerë nga shoqëria civile nga Jemeni, Siria, Kosova, etj., të cilët ishin edhe folës në këtë takim.

Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e RrGK-së, ndau përvojën për të arriturat më të mëdha në proceset gjithëpërfshirëse të paqes në Kosovë. “Gratë dhe burrat ishin të barabartë gjatë luftës. Kur erdhi misioni i OKB-së, ata i larguan gratë. Faleminderit për RKSKB1325! Ne kemi sjellë perspektivat nga gratë në negociata”, u shpreh zonja Rogova.