Gjatë muajit shtator Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka vazhduar aktivizmin dhe përpjekjen për luftimin e dhunës me bazë gjinore.
Më 11 shtator, RrGK ka dënuar therjen me thikë të një gruaje në Skenderaj nga burri i saj.
“Çka pas këtij veprimi të institucioneve? Deri kur do të sillemi sikur dhuna ndaj grave është vetëm një lajm më shumë? Çfarë drejtësie e pret këtë grua? Nuk do të jetë drejtësia e Donjeta Pajazitajt, Valbona Markut dhe vajzës së saj të mitur, apo drejtësia e së ndjerës S.M që në korrik të këtij viti u vra nga burri i saj në Kamenicë.” thuhet në një pjesë të kumtesës së dërguar në këtë datë.
Lexo kumtesën e plotë KËTU.
Ndërsa, tri ditë më pas, më 14 shtator, Gjykata Themelore e Gjakovës uli dënimin për Pjetër Ndrecaj, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valbona Marku, dhe vajzës së tyre në gusht të vitit 2018, në vetëm 24 vite e gjysmë burg.
Këtë vendim, RrGK e kundërshtoi me një kumtesë për media, të cilën mund ta lexoni KËTU.
Për më tepër, më 16 shtator, me distancë fizike, maska e numër të pakët të pjesëmarrësve për shkak të kërkesës së Policisë së Kosovës, RrGK ka ngritur edhe një herë zërin kundër dhunës ndaj grave në Kosovë.
“Mos i jep zemër dhunuesit”, “Nuk ka arsyetim”, “Sa herë po doni me na vra”, janë disa prej parullave që stafi i RrGK-së mbante në duar në aksionin e organizuar para Prokurorisë në Prishtinë për të ngritur zërin kundër dhunës e vrasjes së grave dhe kundër dënimeve të ulëta që institucionet po shqiptojnë për vrasësit e grave.
Lexoni KËTU storien e plotë lidhur me këtë protestë.
KËTU mund të ndiqni transmetimin e drejtpërdrejt të këtij aksioni të RrGK-së.
Nëse njihni dikë që ka përjetuar dhunë dhe rasti nuk ka marrë trajtim të duhur institucional ju lutemi ndjehuni të lirë të kontaktoni me ne.