RrGK, pjesë e platformës së shoqërisë civile për dialogun

©KDI


Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është ndër organizatat e shoqërisë civile që kanë krijuar platformë të përbashkët të bashkëveprimit dhe koordinimit të OJQ-ve në Kosovë, të cilat kanë zhvilluar dhe zhvillojnë ekspertizë në fushën e dialogut Kosovë-Serbi.  

Kjo platformë është themeluar me qëllim të promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes, përfaqësuesit e shoqërisë civile synojnë të ushtrojnë një rol më proaktiv dhe të organizuar, duke u kthyer në faktor më me ndikim në procesin e dialogut dhe atë të normalizimit. 

Duke synuar paanshmëri në proces, anëtarët e kësaj Platforme kanë për qëllim të kontribuojnë në proces, me anë të veprimeve të përbashkëta, mbi bazën e ekspertizës së tyre, por duke mos u bërë pjesë e ekipeve politike në kuadër të dialogut. Anëtarët nënshkrues synojnë të promovojnë një dialog publik të strukturuar dhe konstruktiv lidhur me procesin e dialogut dhe temat që ndërlidhen me të. Përbrenda funksionimit të Platformës, ato synojnë afrimin dhe njoftimin e qytetarit me procesin e dialogut, duke avokuar për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve e palëve të tjera të interesit në këtë proces me akterë të brendshëm dhe ndërkombëtar.  

Përveç RrGK-së, organizatat themeluese të platformës janë 

  • Demokracia për Zhvillim (D4D) 
  • Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) 
  • Fondi për të Drejtën Humanitare (HLC) 
  • Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) 
  • Iniciativa e Re Sociale (NSI) 
  • Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) 
  • Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) 
  • Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillimeve të Politikave (KIPRED) 
  • Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) 
  • OJQ ‘Aktiv’ 
  • OJQ Mundësia (MDA) 
  • S’BUNKER 
  • Donika Emini. 

Më shumë lidhur me këtë platformë mund të lexoni KËTU.