RrGK u bën thirrje deputetëve për të mos e kaluar Ligjin aktual të punës në Parlament

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) më 14 qershor u është drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me projektligjin aktual të punës.

Rrjeti i Grave të Kosovës konsideron se projektligji aktual i punës përveq që përjashton çdo mënyrë të rregullimit të pushimit të lehonisë, pushimit atësor dhe pushimit prindëror, ai nuk specifikon diskriminimin në kontekstin e punësimit. Ky projektligj në formatin e tij aktual le të pambrojtura gratë në tregun e punës dhe ka mungesë të theksuar të perspektivës gjinore mes grave dhe burrave, sidomos në kontekstin e punësimit.

Përmes kësaj letre RrGK u ka bërë thirrje deputetëve që të mos lejojnë kalimin e këtij projektligji në parlament.

Lexoni KËTU letrën e plotë së bashku me rekomandimet e RrGK-së.