Stafi i RrGK-së trajnohet për mbrojtje të ambientit

Stafi i Rrjetit të Grave të Kosovës ka mbajtur punëtori për mbrojtjen e mjedisit dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në punën e RrGK-së.

Gjatë punës në grupe, stafi i RrGK-së ka dalë me ide të ndryshme se si fillimisht praktikat e mira të mbrojtjes së mjedisit të zbatohen në punën e përditshme, si dhe këto njohuri të barten edhe te organizatat anëtare të RrGK-së.

Idetë e stafit në mbrojtje të mjedisit kanë qenë të shumta duke u fokusuar në gjëra praktike dhe shpejt të realizueshme. Brenda rrjetit tashmë janë marrë vendime që të kursehet letra, të mos përdoren tasat apo qeset e plastikës, të kursehet rryma e uji.

RrGK njohuritë e marra në trajnim do t’i bartë edhe te 140 organizata anëtare në mënyrë që të informohen lidhur me atë se si në përditshmëri, mund të mbrohet ambienti.

Pjesëmarrëset u pajtuan që këto aktivitete të zbatohen në mënyrë aktive në mënyrë që me hapa të vegjël të ndihmojmë për një të ardhme të gjelbër.

Ky trajnim është përkrahur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).