Anëtaret dhe stafi i RrGGK mblidhen në fund të takimit të mbajtur në Durrës të Shqipërisë më 3-6 Tetor.

Takimi Vjetor u Jep Energji dhe Fuqizon Anëtaret e RrGGK

Më shumë se 100 anëtare të RrGGK u mblodhën në Durrës të Shqipërisë, prej 3 deri me Tetor për një fundjavë çlodhëse, plot debat, argëtim dhe mësim. Pavarësisht nga agjenda e ngjeshur, pjesëmarrëset me plot energji vazhduan diskutimet edhe jashtë aktiviteteve të organizuara. Anëtare të ndryshme me gatishmëri ndanë njohuritë dhe përvojat e jetës së tyre, duke motivuar dhe inspiruar njëra-tjetrën.
“Një nga pikat e forta të RrGGK është diversiteti i saj,” vuri në pah Lina Andeer, përfaqësuese e Kvinna till Kvinna, organizatë suedeze që e mbështeti takimin. “Ju keni vajza dhe gra. Ju keni gra nga qytetet dhe nga zonat rurale, nga komunitete të ndryshme etnike dhe gra me aftësi të kufizuara.”
Me të vërtetë, larmia e anëtareve të RrGGK, pjesëmarrëse në këtë takim, ishte frymëzuese. Gjatë fundjavës, ato mbështetën njëra-tjetren: RrGGK kishte përkthim të vazhdueshëm në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze , si dhe në gjuhën e shenjave. E kur filloi ahengu, të gjitha anëtaret u gjendën në pistën e vallëzimit, duke përfshirë edhe gratë e verbëra dhe personat me nevoja të veçanta fizike që vallëzonin në karriget e tyre me rrota.
Gjatë një punëtorie një-ditore të mbajtur mbi zgjidhjen e konflikteve, aktivistja frymëzuese e njohur botërisht, Shqipe Malushi mbështeti anëtaret me strategji të ndryshme për transformimin e energjisë negative në energji pozitive. Nga frika se ajo mund të hapë plagët që shumë gra ende i vuajnë që nga përfundimi i luftës, ajo u përcolli atyre me kujdes informatat se si të menduarit pozitiv mund të mbështesë gratë për të përballuar realitetin e tyre të përditshëm.
Të menduarit pozitiv mund t’iu mundësojë aktivisteve që të kapërcejnë forma të ndryshme të konflikteve, nga ndër-personale tek organizative tek shoqërore. Pjesëmarrëset mirëpriten qasjen e saj unike dhe strategjitë efektive të komunikimit.
“Kjo ishte një punëtori shumë pozitive dhe frymëzuese ,” tha një pjesëmarrëse.
Ndërkaq, në dhomën tjetër, Nicole Farnsworth, Menaxhere e Programit në RrGGK, udhëhoqi një diskutim tjetër lidhur me hapat konkretë të planifikimit të një iniciative efektive avokuese. Anëtarët diskutuan mjetet dhe “mënyrat” e planifikimit lidhur me procesin e avokimit. Pastaj, ato u ndanë në grupe ku planifikuan iniciativa advokuese për të adresuar çështje reale brenda komuniteteve të tyre, të tilla si qasja fizike në ndërtesat publike për personat në karroca, nënat me karroce për fëmijët dhe të moshuarit; sigurim shëndetësorë për të gjithë; dhe pensione të mjaftueshme për pensionistët.
“Punëtoria përavokimishte shumëproduktive, sidomos të punuarit në grupeku ne kishim mundësi të krijojmëstrategji konkretetë avokimit,” tha një aktiviste. “Shumica nga ne planifikojmë të përdorimkëto strategjikur tëkthehemi nëKosovë.”
Përveç punëtorive të organizuara gjatë ditës, takimi përfshiu edhe ngjarje të ndryshme të mbajtura secilën natë. OJQ “Artpolis”, moderoi njëdiskutim mbi”Fuqizimin e Grave.” Anëtaret shikuannjë seritë fotografiveqë shkaktuanemocione të ndryshme, të cilat pastaj anëtaret i diskutuan së bashku. Anëtaret e RrGGKgjithashtu mirëpriten mysafirëngaOJQ“Gruaja tek Gruaja”nga Shqipëria, të cilat argëtuan gratë me një monologtë fuqishëm dhe humoristik: “Sex. Faleminderit, thjeshtë sa për ta provuar.”
Në mbrëmjen e radhës, aktivistet nga ShqipëriaDelinaFicodheXheniKaraj, u bashkuan me anëtaretnë diskutimin ekuptimit, koncepteve dhe praktikave të feminizmitnë Kosovë dhe Shqipëri.
“Ka shumë njerëz të cilët nuk kanë njohuri lidhur me feminizmin,” tha Delina Fico. “Ata thonë se feministët i urrejnë burrat, por feminizmi kurrë nuk i ka parë burrat si armiq. Në vend të kësaj, i ka parë ata si pjesë e problemit dhe e zgjidhjes. Kjo shihet qartë nga fakti se në të gjithë botën,e edhe në Kosovë, ka burra feministë të cilët janë pjesë e projektit të rishikimit dhe reformimit të marrëdhënieve gjinore “. Anëtaret e RrGGK pastaj diskutuan rëndësinë e feminizmit si pjesë e aktivizmit të përkrahjes së mëtutjeshme të të drejtave të grave.
RrGGK shënoi fundin e kësaj fundjave të paharrueshme me një aheng të mbushur me muzikë, argëtim dhe vallëzim.
“Ahengu ishte mënyra më e mirë për t’i dhënë fund këtij takimi. Ne me të vërtetë u argëtuam,” tha një aktiviste.

Vallëzimi vazhdoi në autobus, gjatë gjithë rrugës për në në Kosovë. Takimi i kishte shërbyer qëllimit të tij: të transformonte energjinë negative në energji pozitive, motivimin e aktiviteve, nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve dhe ofrimin e strategjive të reja për punën e ardhëshme të anëtareve.