Vajzat diskutojnë strategjitë për të avokuar për praninë e psikologëve në shkolla.

Vajzat në Gjilan Kërkojnë Psikologë në Shkolla

Pas një takimi të suksesshëm me vajza ambicioze në Prizren, RrGGK u takua me vajzat në Gjilan. Ato e dinin saktësisht çfarë donin: psikologë në shkolla.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një psikologë në shkollë me të cilin/-ën do të mund të flisnim lirshëm dhe të nxjerrim haptas problemet e adoleshencës me të cilat përballemi,” tha njëra nga vajzat.
“Ne nuk kemi kurajo që t’i ndajmë me prindërit tanë disa gjëra të cilat do t’i diskutonim me psikologun/-en, pasi që prindërit nuk kanë edhe aq durim që të na dëgjojnë,” shtoi një vajzë nga Ferizaji.
Së bashku, vajzat planifikojnë të avokojnë për praninë e psikologëve nëpër shkolla përmes debateve me mësimdhënës, anëtarë të komunitetit, institucionet përgjegjëse dhe mediat. Ato poashtu duan të organizojnë fushata për ngritjen e vetësijes në mesin e prindërve lidhur me mënyrën e të folurit lirshëm me adoleshentët e tyre.
Iniciativa për Fuqizimin e Vajzave “filloi në kohën e duhur,” tha një vajzë nga Gjilani. “Bashkëpunimi me njëra-tjetrën na bën të ndihemi më të forta në shtytjen përpara të kësaj çështje, si dhe çështjeve të tjera që do të bëjnë shoqërinë e Kosovës të kuptojë rëndësinë e barazisë gjinore.”