Vajzat në Prizren krijojnë strategji për adresimin e sfidave me të cilat ato përballen, gjatë një takimi të organizuar nga Iniciativa për Fuqizimin e Vajzave.

Vajzat në Prizren të Pasionuara pas Avokimit

Stili dinamik i jetesës ndonjëherë e bën të vështirë për vajzat për tu takuar dhe për të diskutuar për çështje që ndikojnë dhe prekin të drejtat e tyre. Iniciativa për Fuqizimin e Vajzave (IFV) u ka ofruar hapësirë vajzave nga Prizreni të mblidhen dhe të krijojnë strategji për adresimin e sfidave me të cilat ato përballen në komunën e tyre.

Gjatë takimit, ato zhvilluan një strategji të avokimit për të mbështetur të drejtat e grave në edukim dhe për të mbështetur reduktimin e diskriminimit të grave në punë. Në diskutimin e zhvilluar për gratë që punojnë, ato vërejtën që shumica e punëve që kryhen nga gratë nuk konsiderohet si punë, por më shumë si “përgjegjësi e grave.” Si të tilla, punët e shtëpisë, përkujdesja për fëmijët dhe përkujdesja për të moshuarit në familjet e tyre nuk sjellë ndonjë përfitim material.
“Ky takim na ndihmoi t’i shohim gjërat nga një perspektivë tjetër,” tha njëra nga pjesëmarrëset.
Më tutje, vajzat diskutuan edhe për çështje të tjera me të cilat ato ballafaqohen, përfshirë çasjen në edukim.
“Një çështje shumën shqetësuese, për shembull, është kur familja e një vajze i thotë asaj që ata [familja] kanë bërë çdo gjë që duhet dhe edukimi nuk është i nevojshëm për të,” tha njëra nga vajzat. “Në këtë mënyrë ata vendosin për vajzën e tyre pa i dhënë asaj mundësinë për të vendosur për të ardhmen e saj.”
Pas diskutimit mbi sfidat, vajzat u ndanë në grupe, për të krijuar një strategji e cila do të përdoret për të avokuar për ndryshime, brenda komunës së tyre.
“Ky takim është shumë interesant,” tha njëra nga vajzat. “Nuk kam pasur ndonjë përvojë të tillë më herët. “Në Prizren, ka shumë aktivitete që organizohen për të rinjët, por jo të tilla që në mënyrë specifike fuqizojnë vajzat për të luftuar për të drejtat e tyre.”

Bëhuni pjesë e diskutimeve dhe iniciativave avokuese në faqen e Facebook-ut të Iniciativës për Fuqizimin e Vajzave.