Personat me nevoja të veçanta ekspozojnë fotografitë e tyre në ekspozitën e organizuar nga OPDMK më 22 Tetor në Prizren.

OPDMK Shënon Muajin e Mundësive të Barabarta

 

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) me 22 Tetor, në Prizren hapi një ekspozitë të fotografive të krijuara nga personat me nevoja të veçanta Fotografistët përfshinin pjesëmarrësit e kursit për fotografi profesionale të organizuar nga OPDMK.
    
Gjatë ekspozitës, OPDMK shënoi muajin Tetor si Muajin e Mundësive të Barabarta. Ekspozita u përkrah nga OSBE dhe Komuna e Prizrenit OPDMK poashtu prezantoi punë të tjera të kryera nga personat me nevoja të veçanta.     
    
Zyrtarë të ndryshëm nga komuna, qeveria dhe organizatat ndërkombëtare që ndihmuan në organizimin e kësaj ngjarje thanë fjalën e tyre. “Duke i pasur të pranishëm këta persona, ne duam të vëmë në pahë rëndësinë e mundësive dhe të drejtave të barabarta për personat me nevoja të veçanta,” tha një ndër organizatorët e OPDMK.