Më në fund, u shpaguan dhjetë vitet e avokimit të RrGGK-së për krijimin e një Plani Kombëtar të Veprimit në Kosovë, për implementimin e Rezolutës 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me 29 janar, Qeveria aprovoi Planin e Veprimit për implementimin e Rezolutës 1325 në Republikën e Kosovës.
Ky vendim i Qeverisë obligon institucionet përgjegjëse të përfshira në Planin e Veprimit që të implementojnë përgjegjësitë e tyre.
Agjencia për Barazi Gjinore, e cila udhëhoqi procesin ndër-sektorial të draftimit të këtij plani, tani është e obliguar që të themelojë dhe udhëheq Sekretariatin Ndër-institucional për monitorimin e implementimit të këtij Plani të Veprimit.
Plani i Veprimit përfshinë:
- Promovimin dhe zbatimin e Rezolutës 1325 në Kosovë në nivel lokal dhe rajonal;
- Koordinim të veprimeve të përbashkëta të institucioneve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit për të zbatuar Rezolutën 1325 dhe programet e tjera që promovojnë çështjet gjinore në Kosovë;
- Krijimin e një premise të re për fuqizimin dhe promovimin e të drejtave që grave dhe vajzave në Kosove iu takojnë;
- Integrimin e çështjeve gjinore në sektorin e sigurisë;
- Krijimin e mundësive për të promovuar të drejtën tranzicionale në Kosovë;
- Fillimin e shkëmbimit të eksperiencave që vendet e ndryshme kanë në zbatimin e Rezolutës, për kontributin e grave në çështjet e paqes dhe sigurisë;
- Vëmendjen e shoqërisë dhe angazhimin e institucioneve për zbutjen e pasojave të luftës në Kosovë;
- Që nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta si: debate publike, fushata sensibilizuese, tryeza të rrumbullakëta dhe forma të tjera të informimit publik, të promovojë Rezolutën 1325 në Kosovë;