RrGGK organizon festë për të ngritur fonde për të drejtat e grave

Me 31 tetor RrGGK organizoi një Halloween party, për të ngritur fonde për të drejtat e grave.
Festa u organizua në Hamam Jazz Bar, ku për muzikën u përkujdësën artistët: Edona Vatoci, Arber Salihu, Tomor Kuçi dhe DJ Oda Haliti.
    Kjo festë mblodhi qindra njerëz, përfshirë aktivistë për të drejtat e grave, partnerë të RrGGK, studentë e shumë njerëz të tjerë që nuk hezituan të vijnë dhe të kontribojnë për këtë kauzë.
     Pasi që festa ishte për Halloween dhe të gjithë kishin ardhur me kostume, RrGGK ndau edhe disa mirënjohje për këto kategori: Kostumin më të mirë për çift ku mirënjohja i’u nda Drilon Ahmetaj dhe Arbesa Dedushaj; Kostumin më të mirë për të drejtat e grave, Blerta Avdili; Kostumin më të frikshëm, Alba Loxha; dhe Kostumin më të mirë, Lekë Cana.
     RrGGK gjatë kësaj feste ka arritur të grumbulloj 865.60€, të cilat do të përdoren për përkrahjen, mbrojten dhe promovoimin e të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën.
    Pasi e tërë puna e RrGGK realizohet në bazë të projekteve, shumë shpesh ndodh që RrGGK të mos ketë fonde të mjaftushme për të reaguar për çështje të caktuara, prandaj këto mjete të grumbulluara do të përdoren në të tilla raste. Ne do ta bëjmë publike përmes faqes tonë të Facebook-ut se si do të përdoren këto mjete saktësisht, andaj ju lusim që të përcjellni faqen tonë Kosova Women’s Network
    RrGGK falenderon Hamam Jazz Bar që ka liruar hapsirën pa pagesë për organizimin e festës, Night Design, artistët,si dhe të gjithë mysafirët për kontributin e tyre.