Shënohet përvjetori i Rezolutës 1325 mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë

 Gjatë muajit të përvjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Komandanti Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta i Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), e ftoi Drejtoren Ekzekutive të RrGGK, Igballe Rogova me 9 tetor, për të diskutuar këtë Rezolutë të rëndësishme dhe zbatimin e saj në Kosovë. Ata diskutuan gjithashtu edhe për çështjet e sigurisë në Kosovë; rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të RrGGK-së drejt arritjes së barazisë gjinore; gjendjen politike në Kosovë dhe poashtu rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave.