“Sipas mendimit tim, punëtoria ishte shumë produktive; përfshirja e QBDNj në arsimin e lartë dhe në fakt në cilëndo fushë tjetër është një gjë shumë e rëndësishme për tu bërë,

RrGK merr pjesë në punëtorinë dy ditore të HERAS mbi aplikimin e qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut në arsimin e lartë

Me 4 dhe 5 korrik, projekti “HERAS – Higher Education, Research and Applied Science” organizoi punëtorinë “Aplikimi i qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut në arsimin e lartë (QBDNj).”
     QBDNj është një kornizë konceptuale analitike dhe metodologjike për identifikimin, planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të zhvillimit të bazuara në standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të orientuara në mënyrë operative për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Kuptimi i të drejtave të njeriut dhe sistemi i të drejtave të njeriut i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është thelbësor për zbatimin e QBDNj.
     Qëllimi i punëtorisë ishte trajtimi i aspekteve qendrore të arsimit të lartë nga perspektiva e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj, punëtoria ndihmoi në nxitjen e zbatimit të Dimensionit Social (DS) të Arsimit të Lartë në Kosovë në përputhje me Procesin e Bolonjës. Gjithashtu, ajo ndihmoi për të ndarë praktikat më të mira evropiane në këtë fushë.
     “Gjatë punëtorisë ne ndamë përvojat tona dhe japëm kontributin tonë, dhe është shumë e rëndësishme që përfundimet e dala nga punëtoria do të përcillen në ngjarjet e ardhshme që do të organizohen nga HERAS,” tha njëra nga pjesëmarrëset.
     Punëtoria u udhëhoq nga folës të nivelit të lartë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), nga Universiteti i Prishtinës, Qendra për të Drejtat e Njeriut në UP, dhe ekspertë të fushës nga Austria dhe Kosova, ku u mblodhën rreth 40 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme, përfshirë: MASHT, Universitetet Publike, organizatat e shoqërisë civile ku bënte pjesë edhe përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës, përfaqësues të Parlamentit të Studentëve etj.
     Projekti HERAS kontribuon në mirë-funksionimin e Arsimit të Lartë dhe Hulumtimit në Kosovë në përputhje me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Zonës Evropiane të Hulumtimit (ERA) me objektiv afatgjatë për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të vendit.