Gratë e burgosura mësojnë për aktin madhështor të faljes

Me 29 shtator, Instituti Alpha mbajti takimin e radhës me gratë e burgosura në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave njerëzore të të burgosurave në Kosovë përmes socializimit të tyre (II)”. Në këtë takim përveç njëmbëdhjetë të burgosurave, pjesmarrës ishin edhe përfaqësues nga Instituti Alpha të cilët ishin edhe ligjerues, si dhe përfaqësueset nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).
Instituti Alpha edhe me projektin e përfituar në raundin e kaluar të Fondit të Grave të Kosovës (FGK) kishte punuar me të burgosurat, e duke e parë që projekti kishte mjaftë suksese dhe duke u bazuar në kërkesat e shumta të vetë grave, vendosi që prapë të punonte me to.
Temat e këtij takimi ishin Falja dhe Pajtimi dhe ishin përzgjedhur nga vetë të burgosurat, duke parë se janë çështje mjaft të ndjeshme. Qëllimi i diskutimit të këtyre temave është që gratë e burgosura të çlirohen nga ngarkesa psiqike dhe kur të lirohen nga enti korrektues të kenë një jetë të pranueshme e të mund të përshtaten në shoqëri.
Koordinatorja e projektit, zn. Melihate Juniku bëri një prezantim të shkrutër lidhur me faljen dhe pajtimin; për rëndësinë dhe lehtësimin shpritëror të njerëzve që falin dikë dhe që pajtohën me dikë për gabimin e bërë.
“Ndonësë është mjaft e vështirë të bindësh vetën që t’i falësh dikujt një gabim, njeriu në momentin që fal dikë ndihet më i qetë, ndihet më mirë shpirtërisht. Derisa nuk e fal një person, çdo herë do e kesh në mendje, sa herë ta takosh do të kthej mbrapa edhe më shumë edhe do ta kujtoj momentin që ka ndikuar në keqësimin e raporteve tuaja.”
Përdersia falja është akt i një anshëm, për tu arritur pajtimi duhet të jetë pëlqimi i dy njerëzve. “Të falësh është madhështore” u shpreh njëra nga të burgosurat.
Ndërkaq, z. Neki Juniku, ish-profesor në Fakultetin e Psikologjisë në Prishtinë, tregoi se si faljet i kanë bashkuar familjet ndërmjet vete, të cilat nuk kanë folur për shumë vite. Si shembullin më të mirë të faljes dhe të pajtimit në trojet shqiptare ai permendi pajtimin e gjaqeve ne vitet e ‘90-ta, nismë kjo e ndërmarrë nga Anton Çetta dhe shokët e tij.
Kur po ndanin përvojat e tyre mbi faljen dhe pajtimin, njëra nga të burgosurat u shpreh “Ka raste kur them që kurrë nuk do t’ia fal një perosni fajin, mirëpo krejt kjo mvaret nga pesha e fajit”. E një tjetër e burgosur theksoi se “ja ka falur personit, por jo edhe mu pajtu me veprimin që e ka bërë.”
Të burgosurat ishin mjaft të kënaqura për temat që po diskutohen pasi që në këtë mënyrë po mësojnë se si të mendojnë pozitivisht, si të përballojnë stresin dhe t’i largojnë mendimet negative që mund t’i kenë.
            Ky projekt është mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i Rrjetit të Grave të Kosovës si dhe është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.