Anëtaret e RrGGK-së marrin pjesë në një punëtori tre-ditore interactive për shkrimin e project propozimeve.

Anëtaret Marrin Pjesë në Punëtorinë e Shkrimit të Projekt Propozimeve

Për t’iu përgjigjur kërkesave të anëtareve, RrGGK ka organizuar punëtorinë e dytë për Shkrimin e Projekt Propozimeve në Prishtinë më 28 shkurt deri më 2 mars.
“Jam shumë mirënjohëse për RrGGK-në që organizon punëtori të tilla. Ato na ndihmojnë shumë.” tha Gjejrone Lokaj, nga Shoqata Iniciativa e Gruas, në Dragash. “Edhe pse Dragashi është larg nga Prishtina, ndihem shumë afër me stafin e RrGGK-së pasi që e di që ato janë gjithmonë aty për të na mbështetur neve.”
Punëtoria tre-ditore interaktive mblodhi 52 pjesëmarrëse nga OJQ të ndryshme anëtare të RrGGK-së. Ajo mbuloi analizën e problemeve, analizën e objektivave, kornizën logjike, monitorimin dhe vlerësimin.
“Kjo ishte një punëtori shumë e mirë.” tha Gjyle Laçaj, nga OJQ Teuta në Prizren. “Është veçanërisht mirë për ne që po shkruajmë një projekt propozim për herë të parë; është mjaft atraktiv dhe i qartë, kështu që lehtë mund ta përcjellë atë.”
Punëtoria e Shkrimit të Projekt Propozimeve iu mundësoi anëtareve të RrGGK që të kuptojnë mjetet dhe teknikat e një shkrimi efektiv të projekt propozimeve. Ajo përfshinte sesione interaktive me ushtrime në grupe të vogla, bazuar në përvojat e pjesëmarrëseve dhe intereset e tyre organizative për të krijuar ide të projekteve.
“E shoh punën në grup shumë të dobishme.” tha Fikrije Ferizi, nga OSHC “ATO” në Vushtrri. “Mendoj që do të jem
në gjendje të përcjellë informatat tek kolegët e mi.”
Punëtoria poashtu iu ofroi organizatave anëtare mundësinë që të rrjetizohen me njëra tjetrën dhe të identifikojnë
fusha të mundshme për bashkëpunime të ardhshme.
“Edhe pse kam përvojë në shkrimin e projekt propozimeve, unë ende marrë pjesë në të tilla punëtori me qëllim që të ndajë përvoja me OJQ të tjera.” tha një anëtare e “Legjenda” në Viti. “Poashtu, donator të ndryshëm kanë kërkesa të ndryshme për projekt propozime dhe trajnerë të ndryshëm kanë mënyrat e tyre të shpjegimit.”
Punëtoria ishte organizuar në kuadër të Programit të Ngritjes së Kapaciteteve të RrGGKsë. Ishte financuar nga Austrian Development Agency (ADA), si vazhdimësi e punëtorisë së parë të organizuar në dhjetor të vitit 2012.
Punëtoria ka kontribuar në mënyrë substanciale në aftësinë e organizatave të grave për të shkruar projekt propozime. Kjo ishte veçanërisht e dukshme gjatë krahasimit të projekt propozimeve të dorëzuara në raundin e dytë të Fondit të Grave të Kosovës me ato të dorëzuara në vitin 2012.
RrGGK planifikon të mirëpresë mundësi mujore të zhvillimit të kapaciteteve për anëtaret e saj përgjatë vitit 2013, bazuar në nevojat e tyre të identifikuara.