THIRRJE PËR APLIKIM NË KUADËR TË FONDIT TË GRAVE TË KOSOVËS

THIRRJE PËR APLIKIM NË KUADËR TË FONDIT TË GRAVE TË KOSOVËS

Publikuar më: 2 shkurt 2023                               Afati i fundit për aplikim: 3 mars 2023

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka kënaqësinë të publikojë raundin e 17-të të granteve në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK). Ftojmë  organizata e shoqërisë civile për të drejtat e grave (OShCG) dhe strehimoret të aplikojnë me iniciativa të cilat do të kontribuojnë në avancimin e të drejtave të grave dhe vajzave dhe të barazisë gjinore në Kosovë.

Më konkretisht, aplikacionet duhet të demonstrojnë se si organizatat propozojnë të kontribuojnë në realizimin e Strategjisë së RrGK-së për periudhën 2019-2022 dhe objektivave të saj të identifikuara nga anëtaret e RrGK-së, drejt mbështetjes, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave, duke përdorur qasjen bazuar në të drejta dhe ndryshimin afatgjatë.

Siç ka treguar hulumtimi i RrGK-së “Pandemia nuk njeh gjini”? Analizë gjinore fiskale buxhetore: Reagimi i Qeverisë së Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 nga perspektiva gjinore, pandemia ka prekur si gratë ashtu edhe burrat, por duke pasur parasysh pozicionin e tyre përgjithësisht të pabarabartë brenda shoqërisë, gratë janë prekur dukshëm më shumë. Reagimi i qeverisë ndaj COVID-19 nuk është bazuar në analiza të mjaftueshme gjinore, dhe, si rezultat, disa masa nuk kanë adresuar nevojat specifike të grave në këtë krize. Disa prej tyre madje kontribuan në thellimin e pabarazive gjinore ekzistuese.

Prandaj, RrGK inkurajon fuqishëm nismat që përfshijnë avokimin/monitorimin në nivel lokal dhe nacional, veçanërisht në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj krizës socio-ekonomike që ka rezultuar nga pandemia COVID-19. Avokimi mund të përfshijë takime me zyrtarë; ngritjen e vetëdijes për të drejtat në përfitimet dhe programet e qeverisë; hulumtimin e orientuar nga politika; propozimin e ndryshimeve të politikave në lidhje me reagimin e qeverisë ndaj COVID-19; dhe përfshirjen e njerëzve për të kërkuar të drejtat e tyre. Nismat duhet të synojnë të kontribuojnë në rezultate reale dhe të dukshme (p.sh., legjislacioni i ri, shërbimet e reja, raportet për rastet e shkeljeve të të drejtave me bazë gjinore, rastet e monitoruara gjyqësore, etj. Ju lutemi të keni parasysh se aktivitetet në vete nuk do të konsiderohen si rezultate të nismave.

Llojet e aktiviteteve të pranueshme për mbështetje financiare ndër të tjera, mund të përfshijnë:

  • Kryerjen e hulumtimeve të orientuara nga politika, të tilla si në lidhje me përfituesit e pakove qeveritare COVID-19 deri më tani, shpenzimet e qeverisë (duke përdorur metoda të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor) dhe se si gratë, burrat, vajzat dhe djemtë mund të përfitojnë më shumë nga ndihmat e qeverisë;
  • Ngritjen e kapaciteteve të grave dhe vajzave për të avokuar për prioritetet e tyre;
  • Organizimin e takimeve ndërmjet grave dhe vendimmarrësve, gjatë të cilave gratë mund të avokojnë te zyrtarët lidhur me atë se si qeveria mund të përmirësojë nevojat e tyre gjatë pandemisë COVID-19 dhe pas pasojave nga ajo;
  • Mbështetjen e grave për të ndikuar dhe propozuar ndryshime të politikave në ligjet dhe rregulloret ekzistuese në nivel komunal dhe nacional drejt përmirësimit të reagimit të qeverisë ndaj pandemisë COVID-19;
  • Organizimin e fushatave të vetëdijesimit për të informuar gratë për programet e ndryshme të qeverisë, të drejtat e tyre për të përfituar nga to, si dhe të raportojnë çdo diskriminim të mundshëm me bazë gjinore në ndarjen e burimeve qeveritare për adresimin e pandemisë COVID-19 dhe/ose në programet e lidhura qeveritare;
  • Ofrimin e mbështetjes ligjore dhe psikologjike për gratë që kërkojnë të drejtat e tyre, përfshirë legjislacionin kundër diskriminimit;  
  • Dokumentimin dhe raportimin e rasteve të diskriminimit gjinor;   
  • Ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile, nëpunësve publikë dhe ofruesve të shërbimeve për të avancuar më tej barazinë gjinore përmes programeve të tyre dhe në shpërndarjen e burimeve;
  • Mbështetjen e komunave ose ministrive në zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, përfshirë bërjen e analizave gjinore të përfituesve të programeve COVID-19 deri më tani për të informuar politikat dhe buxhetet e reja për të përmbushur më mirë nevojat e grave, burrave, vajzave dhe djemve;
  • Monitorimin e  të gjitha formave të diskriminimit me bazë gjinore, origjinën etnike, fenë ose besimin, paaftësinë, moshën dhe orientimin seksual, dhe/ose ndërthurjet e këtyre; dhe dokumentimin dhe raportimin e gjetjeve, drejt qasjeve të përmirësuara;
  • Ofrimin e shërbimeve specifike, të tilla si shërbimet ligjore, arsimore, sociale dhe shëndetësore për personat më të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht gratë që vuajnë nga dhuna, të varfërit dhe gratë e tjera të cenueshme; dhe shfrytëzimin e kësaj përvoje për të informuar avokimin për përmirësimin e shërbimeve qeveritare në të ardhmen;
  • Pilotimin e përdorimit të zgjidhjeve digjitale për të arritur te gratë e ndryshme me shërbime, tele-këshillime, këshillime, ndihma juridike dhe mbështetje të tjera, veçanërisht gratë të cilat në të kundërtën nuk mund të kenë qasje;
  • Kryerja e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve organizative (p.sh., planifikimi strategjik, avancimi i qëndrueshmërisë organizative, marrëdhëniet me publikun, përmirësimi i përdorimit të zgjidhjeve digjitale) gjithashtu mund të marrë mbështetje si pjesë e nismave, por jo si qëllim kryesor.   

VINI RE: Fillimisht, çdo aplikant i përzgjedhur i grantit do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Kapaciteteve Organizative dhe Avokuese (OACA).[1] Vlerësimi do të përdoret për të identifikuar pikat e forta organizative, si dhe mundësitë për ngritjen e kapaciteteve të tyre. Në bazë të këtij vlerësimi, organizatave do t’u kërkohet të zhvillojnë një plan të thjeshtë të Zhvillimit të Kapaciteteve të cilin ato mund ta realizojnë gjatë iniciativës së tyre, drejt avancimit të kapaciteteve të tyre. Bazuar në nevojat e identifikuara, mbështetja e përshtatur për ngritjen e kapaciteteve do t’u ofrohet përfituesve të granteve. E gjithë mbështetja do të lidhet me Iniciativat e planifikuara. OACA përcjellëse do të bëhet në fund të Iniciativës për të vlerësuar çdo ndryshim në kapacitetet organizative me kalimin e kohës.

Llojet e aktiviteteve dhe shpenzimeve që nuk do të merren parasysh përfshijnë:

  • Aktivitetet që lidhen pjesërisht ose plotësisht me sponsorizime individuale për pjesëmarrje në punëtori, seminare, konferenca dhe kongrese;
  • Veprimet që lidhen pjesërisht ose plotësisht me bursa individuale për studime ose kurse trajnimi;
  • Blerjen e patundshmërive, automjeteve, apo të pajisjeve (përveç nëse kjo është e nevojshme për zbatimin e suksesshëm të inicativës);
  • Veprimet që përkrahin partitë, grupet dhe lëvizjet politike;
  • Borxhet, tarifat e shërbimit (interesit), provizionet për humbjet ose detyrimet e mundshme në të ardhmen, humbjet e kursit të këmbimit dhe kreditë për palët e treta;
  • Kostot e pagave të stafit të zyrtarëve qeveritarë;
  • Shpenzimet e deklaruara nga përfituesi/it dhe të financuara tashmë nga ndonjë nismë ose program tjetër pune i Bashkimit Evropian ose donator tjetër.

Në pajtueshmëri me Strategjinë e RrGK për vitet  2019-2022, llojet e iniciativave të cilave do t’u jepet prioritet për financim do të përfshijnë:

Fuqizimi i lëvizjes feministe në Kosovë

  • Ngritja e kapaciteteve dhe përfshirja e të rinjve (vajzave dhe djemve) në avokimin për të drejtat e grave, veçanërisht në lidhje me masat e reagimit ndaj COVID-19;
  • Mobilizimi i personave me aftësi të kufizuara, pensionerëve, personave nga grupet etnike të minoriteteve (në kuadër të komunës së tyre) dhe grave dhe vajzave nga vendet rurale që të avokojnë për të drejtat e tyre veçanërisht në lidhje me rimëkëmbjen nga COVID-19;
  • Bashkëpunimi me organizatat e tjera anëtare të Rrjetit për të ndarë njohuritë dhe kapacitetet në fusha të veçanta, si dhe për të rritur solidaritetin midis organizatave të grave në avokim të përbashkët për reagim më të mirë ndaj COVID-19;
  • Konsultimi i raportit hulumtues të RrGK-së Ku janë paratë për të drejtat e grave? dhe të dhëna të tjera në dispozicion për të informuar avokimin dhe ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave, siç është ndarja e linjave të përhershme të buxhetit të qeverisë për shoqërinë civile drejt rritjes së qëndrueshmërisë së organizatave për të drejtat e grave.

Gratë në politikë dhe vendimmarrje

  • Përfshirja e grave dhe vajzave në identifikimin e çështjeve prioritare të barazisë gjinore në komunat e tyre dhe përfshirja e tyre në avokimin direkt te zyrtarët për të adresuar prioritetet e tyre, në lidhje me rimëkëmbjen nga COVID-19;
  • Përfshirja e grave në shqyrtimin e draft-dokumenteve të politikave në nivel lokal apo qendror, si dhe dhënia e kontributit të tyre (p.sh., dokumentet me buxhete, rregulloret e reja komunale, etj., veçanërisht në lidhje me adresimin e COVID-19);
  • Mbështetjen e komunave dhe/ose ministrive në zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, veçanërisht lidhur me reagimin ndaj COVID-19, duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe mbështetjen për të kryer analiza gjinore mbi atë se kush ka përfituar nga masat; dhe duke e përdorur këtë për të vendosur objektiva dhe aktivitete për përmirësimin e shpërndarjes së burimeve dhe shërbimeve shtetërore që lidhen me COVID-19 në të ardhmen; 

Të drejtat e grave në kujdesin shëndetësor

  • Përfshirja e grave në avokim për të pasur qasje në kujdes më të mirë shëndetësor, si dhe marrjen e masave për të kërkuar kujdes shëndetësor cilësor, ofrimi i kushteve të volitshme për të pasur një sigurim shëndetësor, dhe raportimi i shkeljeve të të drejtave të grave në kujdesin shëndetësor cilësor, veçanërisht në lidhje me parandalimin dhe trajtimin e COVID-19;
  • Bashkëpunimi me gratë për të raportuar zyrtarisht tek autoritetet përkatëse shkeljet e të drejtave të kujdesit shëndetësor (veçanërisht të drejtën në shëndet riprodhues), pasi të kenë rritur ndërgjegjësimin e tyre për këto të drejta;
  • Konsultimi i raportit hulumtues të RrGK-së Qasja në kujdes shëndetësor në Kosovë  dhe të dhënave të tjera në dispozicion mbi qasjen e grave në kujdes cilësor shëndetësor në mënyrë që të përdoret për të kontribuar në avokim dhe ngritjen e vetëdijes;
  • Ofrimi i shërbimeve specifike, siç janë shërbimet ligjore të kujdesit shëndetësor.

Jeta pa dhunë me bazë gjinore

  • Avokimi tek institucionet përkatëse për personat të cilët kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore (p.sh., dhuna në familje, ngacmimet seksuale), veçanërisht gjatë COVID-19;
  • Avokim për ofrimin e shërbimeve më të mira për rehabilitim dhe ri-integrim të personave që kanë përjetuar dhunë;
  • Monitorimi i rasteve gjyqësore lidhur me dhunën në familje dhe raportimi i shkeljeve të ligjeve nga gjykatat, si dhe avokimi tek institucionet përkatëse për të adresuar këto çështje;
  • Ngritja e kapaciteteve të individëve, komuniteteve dhe autoriteteve për të rritur sigurinë e grave dhe për të luftuar dhunën në familje ndaj grave dhe vajzave në kontekstin e krizës;  
  • Mbështetja e grave dhe vajzave që kanë përjetuar ngacmim seksual në punë, në shkollë, apo në rrugë duke ju dhënë këshilla ligjore, duke i udhëzuar tek institucionet e duhura dhe duke i adresuar këto raste në institucionet përkatëse. Iniciativa mund të përfshijë gjithashtu edhe informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre lidhur me trajtimin e ngacmimeve seksuale;
  • Konsultimi i raporteve hulumtuese të RrGK-së, sikurse raporti Nga ligjet në vepra (2021), dhe raportiNgacmimi seksual në Kosovë  (2016), të cilët monitorojnë zbatimin e kornizës ligjore përkatës nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të informojnë avokimin për t’i mbajtur përgjegjës institucionet dhe përmirëson qasjen e tyre në adresimin e të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore;
  • Bashkëpunimi me institucionet vendore dhe bizneset për të krijuar mekanizma për adresimin e ngacmimeve seksuale;
  • Ofrimi i mbështetjes ligjore dhe psikologjike për gratë që janë viktima të dhunës me bazë gjinore përmes telekëshillimit dhe ballë për ballë/takimeve; avokimi për mbështetjen e qëndrueshme shtetërore të këtyre shërbimeve bazuar në mësimet e nxjerra nga kjo përvojë.

Fuqizimi ekonomik i grave

  • Avokimi tek autoritetet komunale ose qendrore për politikat të cilat inkurajojnë dhe mbështesin fuqizimin ekonomik të grave, veçanërisht gjatë masave të rimëkëmbjes nga COVID-19 (p.sh., më shumë subvencione bujqësore për gratë dhe burrat, ndarje të barabartë të granteve qeveritare për zhvillimin e bizneseve për gratë dhe burrat, hapja e më shumë çerdheve publike për kujdesin e fëmijëve që do të sigurojë vende pune për gratë dhe do t’iu mundësojë grave që të punojnë);
  • Ofrimi i ndihmës juridike, këshillave dhe ndihmës për gratë të cilat u diskriminuan në punë gjatë situatës me COVID-19, duke i ndihmuar kështu ato të kenë qasje në drejtësi;
  • Puna me Qendrat Rajonale të Punësimit për t’i inkurajuar dhe ndihmuar ato për të mbështetur më shumë gra në punësim;
  • Mbështetja direkte e grave për të kërkuar të drejtat tyre mbi pronën dhe/ose trashëgiminë, e cila nevojitet për t’u kualifikuar për përfitime shtetërore në lidhje me masat e reagimit ndaj COVID-19 (kjo mund të ndikojë edhe në rritjen e vetëdijesimit, por duhet gjithsesi të përfshijë gratë që aktualisht janë duke regjistruar pronën ose kërkuar trashëgimi);
  • Përmirësimi i perspektivës gjinore në reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE lidhur me punësimin e grave, veçanërisht gjatë masave të rimëkëmbjes nga COVID-19.

Përmirësimi i qasjes në edukim cilësor dhe të ndjeshëm gjinor

  • Avokimi në nivel komunal dhe nacional që qeveria të ndajë më shumë burime për krijimin e më shumë qendrave parashkollore dhe të kujdesit ndaj fëmijëve, si thelbësore për masat e rimëkëmbjes nga COVID-19;

NDARJA E GRANTEVE

Mbështetur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Përmes nismës së RrGK-së “Ngritja e Kapaciteteve dhe Qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i Barazisë Gjinore gjatë Pandemisë COVID-19”, RrGK do të ndaj 2 grante në vlerë deri në 10.000 euro për grant.  Shuma totale që pritet të shpërndahet përmes kësaj nisme është është 20,000€.

MADHËSIA, LLOJET DHE KOHËZGJATJA E GRANTEVE

Projektet pritet të fillojnë me 1 qershor 2023 dhe mund të zgjasin maksimalisht deri në tetë (8) muaj, nga momenti i nënshkrimit të kontratës. RrGK rezervon të drejtën të financojë disa apo asnjë nga aplikacionet e paraqitura, si dhe të diskutojë me organizatat aplikuese alokimin e aktiviteteve sipas nevojës duke mos dalë jashtë kategorive të lartpërmendura. Vendimi final do të merret nga Komisioni për Vlerësimin e Granteve (KVG) i FGK-së, i cili është përzgjedhur nga organizatat anëtaret të RrGK.

KUSHTET E PËRZGJEDHJES

Organizatat që aplikojnë duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme:

  1. Të planifikojnë dhe të zbatojnë aktivitete në përputhje me strategjinë e tyre organizative;
  2. Të ndërmarrin aktivitete që kontribuojnë në zbatimin e Strategjisë së RrGK-së 2019-2022, që përfshinë programet në vazhdim:
    1. Fuqizimi i lëvizjes feministe në Kosovë;
    1. Gratë në politikë dhe vendimmarrje;
    1. Të drejtat e grave në kujdesin shëndetësor;
    1. Jeta pa dhunë me bazë gjinore;
    1. Fuqizimi ekonomik i grave;
    1. Përmirësimi i qasjes në edukim cilësor dhe të ndjeshëm gjinor.
  3. Të sigurojnë 10% të kostos totale të projektit nga ndonjë donator tjetër apo vetë kontribut (p.sh. punën vullnetare të dokumentuar). Shuma e 10% duhet të pasqyrohet në buxhetin e propozuar;
  4. Nuk duhet të ketë anëtare të stafit që janë aktualisht pjesë e bordit të RrGK-së, ose pjesë e KVG-së.

KVG do t’iu japë prioritet për financim:

  • Anëtareve të RrGK-së;
  • Nismave avokuese që sjellin ndryshime afatgjata në përkrahjen, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në nivel lokal dhe/ose qendror;
  • Nismave që kanë për qëllim të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të rëndësishme (p.sh., legjislacion i ri, shërbime të reja të nevojshme, raporte mbi rastet e dhunës me bazë gjinore, raste të monitoruara në gjykata, kurrikula gjinore-transformuese, politika të mira ndaj familjes në ndërmarrjet private etj.);
  • Nisma që angazhojnë persona me aftësi të ndryshme; grupet etnike të minoriteteve; dhe grupet e margjinalizuara;
  • Organizatave të cilave u mungojnë fonde të tjera nga donatorë të ndryshëm.

PROCEDURAT E APLIKIMIT

Aplikacionet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike në emailin e mëposhtëm: grants@womensnetwork.org.

Aplikuesit duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  1. Aplikacionin, duke përdorur formën e aplikimit të RrGK-së (në formatin Word, e bashkëngjitur dhe në dispozicion në: https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2023/02/FGK_Forma-e-aplikimit.docx ), dhe
  2. Propozimin e buxhetit, duke përdorur formën e RrGK-së (në formatin Excel, të bashkëngjitur dhe në dispozicion në: https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2023/02/FGK_Forma-e-Buxhet-Propozimi-1.xlsx ).

Ju lutem vini re: të gjitha buxhetet duhet të paraqesin ndarje të shpenzimeve (që do të thotë bashkë-financim nga një tjetër institucion) dhe/ose kontribut jo-financiar (që nënkupton punë vullnetare, kontribute të dhuruara nga bizneset, përfshirja e komunitetit) në vlerë prej 10% të buxhetit të përgjithshëm që është propozuar. Kjo duhet të ceket në buxhetin e propozuar. FGK mund të konsiderojë mbulimin e pagave dhe shpenzimet operative por vetëm në rastet kur aplikuesi ka shpjegim të qartë se si mbulimi i tillë do t’u mundësojë atyre avancimin e të drejtave të grave dhe/ose barazinë gjinore.

Propozimet e dorëzuara tek RrGK duhet të jenë punë origjinale dhe vetëm e organizatës aplikuese. Plagjiatura do të rezultojë në diskualifikimin e aplikacionit. RrGK do të mbajë të gjitha materialet dhe dokumentet e dorëzuara nga aplikantët. RrGK nuk do të përdorë informacionin e paraqitur nga aplikantët për qëllime të tjera, përveç shqyrtimit dhe nuk do të ofrojë këtë informacion për persona të tjerë apo institucione, përveç kur kërkohet nga ligjet e Kosovës ose nga donatorët.

Pas dorëzimit të aplikacioneve, organizatat aplikuese do të marrin një letër konfirmimi me numër të aplikimit, të nënshkruar nga stafi i RrGK-së.

AFATET KOHORE

KONTAKTET PËR INFORMATA

Kërkesat për sqarime / informata shtesë: Aplikantët duhet të dorëzojnë kërkesat e tyre për sqarime deri më   1 mars 2023 ora 17:00, përmes emailit në grants@womensnetwork.org.

Për t’u kyçur në sesionet informative në lidhje me këtë raund, klikoni në vegëzën e mëposhtme:

Join Zoom Meeting
https://us06web.zoom.us/j/89664539031?pwd=OUdHTWVVNW84dWlJWUY4ZCtEUjUzQT09

Meeting ID: 896 6453 9031
Passcode: 932758


[1]  Kjo metodologji, e nxjerrë nga Indeksi i avokimit i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe e zhvilluar më tej nga Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim, përdoret në disa vende të botës për të vlerësuar kapacitetet dhe aftësitë e organizatave për të bërë avokim efektiv.