Stafi i RrGK-së mblidhet për t’u argëtuar, dhe refleton mbi punën dhe fuqizimin e grave 

Nga data 2 deri më 4 tetor, Rrjeti i Grave të Kosovës organizoi një “retreat” të paharrueshëm, ku u mblodh i gjithë stafi për t’u mbushur me energji pozitive, realizoi aktivitete të ndryshme dhe kaloi momente relaksuese. Ky “retreat” nuk ishte thjesht një largim nga puna e përditshme, por një mundësi për të ndërtuar lidhje të forta brenda ekipit dhe për të kaluar kohë kualitative së bashku. 

Sipas politikave miqësore me familjen (Family Friendly Policies), disa nga anëtaret e stafit morën me vete edhe fëmijët e tyre. Ky aspekt i “retreat-it” e bëri këtë përvojë edhe më të veçantë, duke i lejuar ato që të balancojnë përgjegjësitë e punës dhe familjes, ndërsa fëmijët u bënë pjesë e atmosferës së ngrohtë dhe miqësore të grupit. Qeshjet dhe hareja nuk munguan në asnjë çast.  

“Retreat-i” përfshiu një mori aktivitetesh që ndihmuan në rrjetëzimin dhe forcimin e lidhjeve mes stafit.  

U diskutuan tema të rëndësishme se si mund të adresohen qëndrimet feministe dhe ato kundër barazisë gjinore, duke reflektuar mbi përvojat personale dhe profesionale. Diskutimet ishin frytdhënëse dhe ndihmuan që në të ardhmen të zhvillohen edhe strategji për të avancuar më tej barazinë gjinore në punën që bën Rrjeti. 

Përveç diskutimeve, pati edhe momente të argëtimit mes stafit. Një ndër aktivitetet më të mira ishte edhe Performanca “EuroSong”, ku të gjitha u ndanë në pesë grupe dhe krijuan poezi dhe këngë, me tekste dedikuar fuqizimit të grave dhe punës së tyre të palodhshme, derisa edhe u relaksuan. 

Ky retreat jo vetëm që ofroi më shumë ekipin mes vete, por edhe i mbushi me energji dhe entuziazëm për të vazhduar përkushtimin ndaj qëllimeve të përbashkëta të Rrjetit të Grave të Kosovës. 

Po ashtu, më 18-20 tetor 2024, anëtaret e Bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) u takuan për të diskutuar situatën aktuale në Kosovë, përfshirë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ato diskutuan strategjitë që RrGK mund t’i marrë parasysh, së bashku me partnerët e saj, drejt avancimit të të drejtave të grave dhe burrave, vajzave dhe djemve të ndryshëm, në përputhje me Strategjinë e RrGK.

Fushat kryesore të diskutimit përfshinë lirinë e fjalës, vonesat në miratimin e Kodit Civil, i cili duhet të ofrojë disa mbrojtje të rëndësishme për gra të ndryshme (dhe burra), dhe nevojën për të angazhuar më shumë aktivistë të rinj në lëvizje. Bordi rikujtoi dhe theksoi se RrGK nuk është në linjë me asnjë parti politike dhe se ne, së bashku me partnerët tanë, do të përpiqemi të inkurajojmë të gjitha partitë politike që të ndërmarrin hapa për të avancuar të drejtat e ndryshme të grave dhe vajzave sipas misionit dhe vizionit tonë për një shoqëri më të barabartë.